Glauk Konjufca ka dalë në konferencë për media për të shpallur qëndrimin e partisë së tij në lidhje me Marrëveshjen e Washingtonit që u nënshkrua nga kryeministri Hoti.

“Serbia e ka ëndërr heqjen e kufirit të Kosovës me Serbinë pa e njohur Kosovën. Për derisa Kosova ende nuk është shtet anëtar në BE, dhe Serbia pa e njoftë Kosovën, ajo don me i heq kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë – për një dominim ekonomik e tregtar.” – tha ai pa elaboruar më tej qëndrimin e tij fare të mjegullt.

“Serbia, duke qenë se buxheti na mbushet krejtësisht prej doganave, don me heq këtë aspekt që me dominu Kosovën dhe trevat shqiptare.” – shtoi më tej ai.

Ai tha se kjo ide dikur ishte kundërshtar nga të gjitha partitë politike në Kosovë, përfshirë edhe LDK-në, por i cili kundërshtim i tyre zgjati deri më 4 shtator.

“Ata u pajtuan në një marrëveshje ku Kosova bëhet pjesë e zonës së lirë ekonomike – ashtu siç e ka prezantuar Vuçiqi – në një zonë ku nuk ka kufij mes Kosovës dhe Serbisë. Shkaku i ekonomisë që e ka Kosova neve na duhet një kufi edhe më i fortë me Serbinë.” – vazhdoi ai.

Lexo po ashtu:  “Të gjitha familjet e lumtura janë njësoj, ndërsa familjet jo të lumtura janë të gjitha jo të lumtura në mënyra të ndryshme”

Për më tepër, Konjufca e quajti lëshim edhe suspendimin e fushatës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare – e cila erdhi edhe me suspendimin e fushatës së Serbisë për tërheqje të njohjeve të Pavarësisë së Kosovës.

Ai argumentoj se nënshkrimi i Hotit e shkel Kushtetutën e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *