Stina e përgjithshme e budallallëkut politik ka nisur këtë vit me faljen e detit Greqisë. E dëgjon këtë skenar si bindje të përgjithshme që nga Parlamenti e deri te një kamarier i thjeshtë:
Deti po falet. Pikë.

Por ka edhe më keq. Greqia mund të hyjë me luftanije në ujërat tona në rast mosmarrëveshjesh dhe sipas këtij varianti nuk do kemi çfarë të bëjmë sepse nuk kemi mjete. Kush e ka vënë në lëvizje fantazinë për këtë skenar?

Askush tjetër veç Kreshnik Spahiut, një dandy i politikës që së fundmi ka marrë statusin e një lloj plaku Merre të rrjeteve sociale.
Ai ka qenë në lidhje me një emision televiziv, që lidhet në të vërtetë me kë të mundet, dhe ka lëshuar alarmin detar.

Zoti Spahiu nuk dihet se ku ndodhet vetë, jashtë apo brenda Shqipërisë. Por çfarë rëndësie ka kjo?

Thjesht është pak e dyshimtë mënyra sesi zotëria shtron këtë shqetësim, pasi nëse na kujtohet, ishte po ky që u shfaq me dylbi në Ksamil me premtimin se do bënte roje për të mos lejuar që asnjë milimetër mos t’i merrej mëmëdheut.
Po sot vallë kush do e mbrojë? Tani që ky ruli i dikurshëm i patriotizmit nallban na qenka bërë daja që e mbaroi ushtrinë?
Askush edhe për arsyen e thjeshtë se askush nuk po merr asgjë. Thjesht televizionet nisën zanatin. Fikini se është më mirë!

Lexo po ashtu:  Kur historia e shqiptarëve paraqitet gabimisht dhe e parëndësishme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *