Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, iu ka thënë qytetarëve të vendit që të përgatiten gjatë muajve të ardhshëm për shkak të coronavirusit.fauci

“Mos e nënvlerësoni kurrë potencialin e pandemisë”, deklaroi eksperti, ndërsa SHBA-ja është vendi më i goditur në botë nga sëmundja e COVID-19.

“Ne duhet të jemi në gjendje gatishmërie në mënyrë që ta kalojmë stinën e vjeshtës dhe të dimrit, pasi nuk do të jetë e lehtë”, u shpreh ai.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të infektuarve globalisht nga coronavirusi u rrit në 28 milionë, ndërsa kanë kaluar gjashtë muaj që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli sëmundjen pandemi.

SHBA-ja e cila qëndron e para me më së shumti të prekur, ka regjistruar deri më tani 6.3 milionë raste, pasuar me Indinë e cila posedon 4.5 milionë të prekur.

Lexo po ashtu:  Pas Turqisë edhe Kroacia mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *