Pavarësisht nëse ata janë duke rregulluar darka private prej 300 mijë dollarësh me kuzhinierë të famshëm ose kampe luksoze efemere në stepat e Saharasë veriore, agjentët e udhëtimeve luksoze dhe shërbimet e portierit arrijnë ta bëjnë të pamundurën një realitet.

Verën e kaluar, shërbimi portier luksoz Element Lifestyle siguroi çelësin e Sistine Chapel në mënyrë që një familje prej gjashtë personash nga Nju Jorku të mund të hapë dyert dhe të shijojë vetëm punën artistike mahnitëse të Michelangelo – një përvojë që kushtoi afërsisht 75 mijë dollarë amerikanë.

Në një fluturim për në Seul, specialistët e udhëtimit të Azisë në Remote Lands ndihmuan një familje të shquar koreano-amerikane prej katër vetash të blinin të 12 vendet e Klasit të Parë – me rreth 20 mijë dollarë për vend – në Korean Air në mënyrë që të mund të shijonin kabinën privatisht.

Kur një familje harroi të merrte një vizë Mianmar për një nga fëmijët e tyre, rregullatori lokal i ndërmarrjes së udhëtimit çmim fitues Red Savannah thuhet se arriti të bindë kreun e emigracionit në Yangon të aprovojë formularët ndërsa klientët ishin në ajër. Kur udhëtarët zbritën, viza po i priste.

Lexo po ashtu:  Bekim Jashari: Për Sami Lushtakun, Jasharët e mirë janë Jasharët e vdekur – ne s’kemi pasuri 32 milionëshe, por kemi nder dhe krenari

Në Islandë, specialisti i udhëtimit për aventura luksoze Black Tomato bëri një propozim të ëndërruar duke fshehur një unazë diamanti brenda një shpelle akulli për ta zbuluar nusja e ardhshme.

Në një udhëtim tjetër, Black Tomato dërgoi një kinematograf Hollivudian, i cili kishte filmuar blockbusters si “Star Wars” dhe “Interstellar”, për të xhiruar një familje në odisenë e tyre gjashtë javore me vela nëpër ishujt Indonezian. Në total, grupi shpenzoi afërsisht 665 mijw dollarë amerikanë.

Udhëtarët super-elitë mund të lejohen të shkojnë kudo dhe të bëjnë gjithçka, por shpesh mbështeten tek ekipet e ekspertëve të udhëtimit shumë të aftë, përshtatës dhe krijues për ta realizuar atë.

“Arsyeja e vetme që ndonjë nga këto gjëra është e mundur është se ne kemi një rrjet fantastik të rregulluesve në të gjithë botën, të cilët na njohin ne dhe llojet e përvojave që ne dëshirojmë të sigurojmë,” i thotë Tom Marchant, bashkë-themelues i Black Tomato, CNN Travel.

Edel Strazimiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *