NASA ka njoftuar se po kërkon të bashkëpunojë me kompani private për të shkuar në hënë dhe për të mbledhur pluhur dhe shkëmbinj nga sipërfaqja dhe për t’i sjellë përsëri në Tokë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Agjencia Amerikane e Hapësirës më pas do t’i blejë mostrat e hënës në sasi midis 50 deri në 500 gramë për nga 15,000 deri në 25,000 dollarë.

Administratori i NASA, Jim Bridenstine, njoftoi të enjten se mbledhja e materialeve të hënës është pjesë e një programi zhvillimi teknologjik që do të ndihmojë astronautët që do të vizitojnë Hënën për t’u përshtatur më shpejt me mjedisin atje.

Bashkëpunimi është pjesë e programit hulumtues hënor të Nasa’s Artemis, themeluar vitin e kaluar për të ulur astronautët amerikanë, përfshirë gruan e parë, në Hënë deri në vitin 2024.

Lexo po ashtu:  Si binden të bëhen spiunë njerëzit e zakonshëm

Agjencia ka treguar që misionet më larg, për shembull në Mars, do të kërkojnë përdorimin e burimeve të minuara lokalisht.

Burimi: The Guardian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com