INICIATIVA E VJOSËS, ÇKA DHE ÇFARË JANË INTERESATË POLITIKE TË QYTETARËVE?

Nga: Xhevat Meha

Pak ditë më parë, në një studio televizive, Vjosa Osmani foli shumëçka për zhvillimet politike në LDK dhe në Kosovë. Disa çështje që i ngriti i konsideroj si shumë me interes për qytetarët e Kosovës. Si më e rëndësishme për mua ishte iniciativa politike që është duke e ndërmarrë.

Vjosa foli për një iniciativë politike të cilën nuk e përcaktonte me ndonjë saktësi të veçantë, fliste shkepur, hudhte ide. Mirë kjo, në këtë fazë normale dhe e pranueshme, por gjithsesi jo e mjaftueshme për interesat politike të qytetarëve të Kosovës dhe vet Kosovën. Nevoja për një alternativë politike tjetër nga kjo që ende është duke sunduar ka ekzistuar para shumë viteve, jo vetëm tani. VV provoj të mbush këtë zbrazëtirë por dështoj, kështu e vlerësoj unë. Sidomos për mua ishte zhgënjyese që VV nuk arriti të krijoj një altërnativë politike të majtë të ekonomisë së tregut.

Lexo po ashtu:  Serbia të përjashtohet nga OKB-ja,  ndryshe nuk tërheqet nga Veriu i Kosovës

Kosova ende nuk ka arritur të ketë altërnativë politike të majtë të ekonomisë së tregut dhe alternativë politike të djathtë të ekonomisë së tregut. Alternativa të majta është provuar që të ndërtohen deri tani. Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, struktrat e mshefta serbe mbrenda LDK-së dhe përgjithësisht në Kosovë, arritën që këtë grupim politik ta kthejnë nga një grupim politik i djathtë në një grupim politik tipik komunist. Kjo u fillua nën drejtimin e Fatmir Sejdiut e u betonizua nën drejtimin e Isa Mustafës.

Iniciativa e Vjosës është e mirëpritur, është në fushën e interesave të qytetarëve të Kosovës. E mirëpritur është dhe do të ishte çdo iniciativë nga kushdo që shkon në përmbushjen e interesave të qytetarëve të Kosovës. Besoj se Vjosa ka iniciativë për ndërtimin e një të djathte të ekonomisë së tregut. Ndoshta edhe është në kërkim të gjetjes së rrugës më të mirë. Unë në këtë shkrim po i paraqes idetë dhe konceptet që kam në këtë fazë, të cilat besoj se do t’i ndihmojnë Vjosës, por dhe kujtdo që ka si preokupim ndërtimin e një të djathte të ekonomisë së tregut.

Lexo po ashtu:  Kritikë ndajë një shkrimi dhelpërak/ Jugonostalgjia vs. memorja kolektive Adem Jashari

Në idetë e Vjosës paraqitur ashtu shkepur, flitej për një subjekt politik që do të ishte shtylla e ndryshimeve, flitej për një iniciativë qytetare, dhe gjithashtu flitej për një front të gjerë. Të gjitha këto janë çështje që mund të punohet ndaras, por edhe janë çështje që mund të punohen sëbashku. Nese punohen sëbashku, keto do të shërbenin si pjesë që do të duhej kordinuar, duhej gjetur secilës vendin e duhur për të arritur synimin.

Vjosa mund të ketë në mendje rrugën e saj, unë po paraqes idetë e rrugës time të cilën e mendoj si të duhur. Vjosa do të duhej fillimisht të garonte mbrenda LDK-së për të marrë drejtimin e LDK-së. Bartës i ndryshimeve janë grupimet politike, nuk mund të janë të fuqishme iniciativat qytetare sa janë grupimet politike. Grupimi politik pastaj mund të krijoj front të gjerë ku do të gjenin vend edhe iniciativat qytetare, edhe grupime tjera politike, edhe individë të devotshëm në arritjen e synimit.

Lexo po ashtu:  Majda Ruge: Show i Trumpit me Kosovën, asgjë e re - Substancë pak dhe publicitet shumë

Si do të arrihej ajo që u paraqit në paragrafin sipër? Këto do të arriheshin duke kryer gjënë e duhur në shume faza, filluar nga përaktimi i qartë i synimit, përcaktimi i qartë koncepteve dhe ideve, përcaktimi i qartë i rrugëtimit derin në arritjen e synimit. Rrugëtimi përfshinë hapat dhe procedurat, rregullat dhe diciplinën në rrugëtim, rregulla që do të zbatoheshin me rigorizitet pavarësisht kush e çfarë vështërësisë. Rrugëtimi do të përfshinte rolin dhe funksionin e palëve të përfshira, matjen dhe vlerësimin e drejtë të punës së mirë dhe punës jo të mirë. Ka edhe shumëçka që do të duhej përcaktuar drejt, është një konglomerat. Kjo demonstron nevojën e një hulumtimi dhe analize të gjerë dhe të thellë në periudhën e planifikimit, gjithsesi jo të ngutëshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *