Urime! Jeni në një marrëdhënie me një nga personat më të matur dhe të përgjegjshëm që do të njihni ndonjëherë. Bricjapi është një partner ideal dhe të lindurit nën këtë shenjë janë të prirur të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme që zgjasin përjetë. Megjithatë si çdo medalje dhe kjo histori do ketë anën e errët, por më poshtë do t’ju japim 3 këshilla se si t’ia dilni kur jeni të martuar apo dashuroni një Bricjap.

Zhvilloni veten tuaj Me bricjapin nuk shkon roli i të përkëdhelurës. Ai është për barazi gjinore dhe vlerëson femrat që punojnë fort për të arritur qëllimet e tyre (epo nuk kishte si ndodhte ndryshe). Bricjapët priren të favorizojnë një model të pavarur të partneritetit, me dy të rriturit që kontribuojnë në mënyrë të barabartë në martesë. Ata duan të jenë krenarë për bashkëshortet e tyre dhe duan t’i shohin tek ngjisin shkallët e karrierës e suksesit.

Besojini intuitës së tyre Bricjapi njihet si një shenjë e disiplinuar dhe strategjike, por ka shumë më tepër butësi se sa shkenca në metodat e tyre. Intuita e tyre ka tendencë të jetë e mprehtë dhe e sofistikuar, dhe shpesh e çon këtë shenjë në marrjen e vendimeve të mençura . Në një martesë, ata janë të kuptueshëm dhe e dinë mjaft mirë kur situata del jashtë kontrollit, apo një debat është i çastit. Ndaj kur një bricjap tërhiqet, po e bën për të mirën e lidhjes, ndaj mos ngulmoni t’ju dalë e juaja. Ndiqni instiktet e tij, sepse është zgjidhja e problemit.

Lexo po ashtu:  Kritika për fjalimin nga përfaqësuesja e Serbisë, Rama: Nuk tërheq asnjë fjalë, jam gati për debat

Ndani çdo gjë, nga punët deri tek emocionet Bricjapat janë të njohur për aftësinë organizative dhe efikasitetin. Të njëjtat rregulla që bëjnë një biznes të lulëzojë, do të shërbejnë edhe për një martesë të fortë. (të paktën ky është këndvështrimi i bricjapit). Me këtë gjë do të thotë se bricjapët presin nga ju, të ndani çdo gjë me ta për të arritur një të mirë absolute.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *