Për të paktën disa dekada, kemi menduar se të gjitha llojet e dietave pa sheqer janë mënyra më e mirë për të rënë nga pesha. Dhe në disa mënyra, kjo mbetet akoma një teori e vërtetuar – një dietë me nivele të larta sheqeri është stimuluese e problemeve të zemrës, diabetit, por edhe e uljes së jetëgjatësisë. Por kjo nuk do të thotë që gjithçka të jetë “pa sheqer”.

Kur shumë prej nesh fillojnë të kërkojnë dieta të reja dhe të shëndetshme, të gjithë duan që të hamë ushqim të kontrolluar dhe të koordinuar me aktivitetin e ditës. Qëllimi është i qartë – të biem nga pesha me “ushqime dietike”: lëngje dietike, kos pa sheqer, kafe pa sheqer ose me ëmbëltues dietikë etj.

Në të vërtetë, kjo mënyrë është një gabim i madh, sipas studimeve. Të gjitha këto “ushqime dietike” pa sheqer jo vetëm që janë të dëmshme, por shkaktojnë edhe shtim të oreksit. Kjo është e vërteta. Ushqimet pa sheqer të shtojnë oreksin, sepse janë të ndërtuara me produkte artificiale që kanë zhbërë sheqerin natyral të tyre.

Lexo po ashtu:  Me çdo kusht kursejani vetes statusin e viktimës!

 

Të paktën ky është përfundimi i një studimi të publikuar disa ditë më parë në Universitetin e Sidneit, i cili u bazua te njerëzit dhe te kafshët. Pasi kanë konsumuar disa produkte ushqimore pa sheqer, të gjithë kanë treguar se pas konsumit të tyre, ndihen më të uritur.

Një studim i mëparshëm në vitin 2013, ka dalë gjithashtu në përfundimin se nëse do vërtet të biesh nga pesha, atëherë qëndro larg ushqimeve dietike.

Çfarë duhet të bësh?

Ha çdo lloj ushqimi me sasi të pakta.

Mundësia për të qenë e shëndetshme, edhe nëse do të biesh nga pesha, është vetëm me ushqime natyrore, të gjalla.

Nëse të hahet një çokollatë e zezë, fruta me sheqer natyral, apo edhe një ëmbëlsirë e shëndetshme, mos e freno veten, por me masë dhe duke frenuar oreksin.

Kontrollo gjithmonë etiketat e ushqimeve për masën e sheqerit, madje edhe tek ato më të pakuptueshmet janë të shënuara tabelat me elementët përbërës. Dhe nëse gjithçka dështon edhe këtu, atëherë përgatite ushqimin vetë në shtëpi. Kjo është zgjidhja më e sigurt për të rënë nga pesha shëndetshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *