Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Europa duket se po hedh themelet e një qasjeje të re mbi migracionin, duke mos vlerësuar në të një problem që vetë ndikon balancat demografike.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Të paktën kjo mund të lexohet nga deklaratat e Presidentes së Komisionit Europian, Ursual von der Leyen e cila gjatë një fjale para Parlamentit Europian e ka cilësuar migracionin si një: “fakt të jetës. Çdo qenie njerëzore ka një dinjitet solemn. Migrimi ka qenë përherë një faktor në Europë dhe gjithnjë do të jetë i tillë. Ky është normaliteti. Ne duhet të jemi në gjendje ta menaxhojmë atë…Urrejtja nuk ka qenë kurrë këshilltare e mirë,” tha ajo.

Fjala e von der Leyen vjen ndërkohë që kontinenti përballet me një valë në rritje migrimi pasi që nga viti 2015 kanë hyrë më shumë se 1 milionë njerëz. Ajo ka njoftuar se KE-ja do të adoptojë një strategji të re për azilin që synon përmirësimin e menaxhimit të migracionit në kufijtë e jashtëm të BE-së duke intensifikuar luftën kundër trafikimit dhe duke kërkuar nga vende të treta që të strehojnë emigrantë në këmbim të ndihmës së BE-së. Strategjia parashikon shpërndarjen e azilkërkuesve duke hapur kështu një diskutim të gjerë në bllok.

Lexo po ashtu:  Kurti falënderon deputetët për miratimin e buxhetit dhe mbarëvajtjen e punimeve të Kuvendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *