Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

– Ka pothuajse një orë që tre zyrtarë të Gjykatës Speciale janë brenda zyrave të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Nasim Haradinaj i ka thënë afat 10 minuta zyrtarëve të Speciales të lëshojnë zyrat e OVL të UÇK-së

Burime brenda kësaj organizate kanë thënë se aty janë edhe katër zyrtarë të kësaj organizate.

“Nasim Haradinaj ju ka dhënë 10 minuta afat zyrtarëve të Speciales me leshu objektin e OVL të UÇK-së me preteksin se këta perfaqsojnë zërin e luftëtarëve, e jo zërin e OJQ-ve, apo gjahtarëve dhe peshkatarëve, dhe s’mund të sillen me ta si me OJQ-të që financohen nga BE”, ka thënë ky burim.

Haradinaj është shprehur edhe më i acaruar gjatë takimit.

Lexo po ashtu:  Vuçiqi pas takimit me Lavrovin: Nëse na ofrohet BE-ja për Kosovën, përgjigja është “jo”

“Hetoni zyrtarët e brenda gjykatës apo prokurorisë që i nxjerrin dosjet, e jo këta që po i prezantojnë dosjet që po jau sjellin njerëz të pa identifikuar”, citohet të ketë thënë Haradinaj në takim.

Një ditë më parë organizata ka pranuar edhe një pako tjetër me rreth shtatë mijë dosje të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *