Një sasi e vogël xhelozie është një ”e mirë” e nevojshme, sepse ajo shërben për të mbrojtur lidhjen tuaj dhe ju motivon që të jeni të vëmendshëm me partnerin. Ndërsa, xhelozia e tepruar është diçka shumë ndryshe. Ajo është e fshehtë, shkatërruese dhe ju mundon shpirtërisht. Frika më e madhe e një personi xheloz është se partneri i tyre do të largohet, por nëse vazhdoni t’ja bëni jetën ferr, ndoshta vërtet do e bëjë këtë gjë. Dyshimi, do ju bëjë që ta shkatërroni marrëdhënien tuaj. Ja disa këshilla si të mos jeni xhelozë:

1. Bëni një jetë të ndarë nga partneri
Kjo nuk do të thotë, se ju duhet të ndaheni, por thjesht bëni gjëra që nuk përfshijnë partnerin tuaj. Kjo gjë do ju japë siguri ndaj vetes dhe do vlerësoni më shumë projektet tuaja. Në këtë mënyrë, nuk do e keni mendjen për të qenë xhelozë ndaj partnerit.

2. Shkruajeni dyshimin tuaj dhe më pas arsyetojeni
Ekspertët thonë se është mirë, të shkruani çdo mendim që ju çon në xhelozi. Pasi ta bëni këtë gjë, në një moment kur të ndiheni më të qetë, vini logjikën në punë dhe nuk e fajësoni më partnerin. Ju do i mendoni gjërat më mirë dhe nuk do shkoni direkt te mendimi i xhelozisë.

Lexo po ashtu:  Pse gatimi me gaz konsiderohet i dëmshëm për shëndetin?

3. Flisni me partnerin për këtë gjë
Një nga gjërat më të mira që mund të bëni, është të shpreheni për atë që ju mundon me partnerin tuaj. Çdo dyshim që keni, bëjani të ditur, sepse shpjegimi do ju ndihmojë ta bindni veten, se po fantazoni për diçka që nuk është në realitet.

4. Mos bëni përgjithësime
E kaluara e hidhur, bën që ju mos të besoni më te partneri aktual. Largoni gjërat që keni përjetuar dhe ecni përpara. Nuk mund t’i fusësh të gjithë në një kategori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *