DEBATI PER „DOSJET“ PO HTELLOHET

Në statusin që sot e publikoi Ibrahim Kelemdi, ka ndodhur edhe ky debat në mes të bashkëveprimtarëve të kahmotdhëm Sahit Berisha dhe Ibrahim Kelmendi:

Ibrahim Kelmendi:

Sahit Berisha, edhe njehere: a ke mundesi me me tregua, si duhet të ta shpjegoj që ta kuptosh, se përse për momentin pushteti kleptokrat e nacionalist i Serbisë është më se shumti i interesuar të DESHTON “gjykata nderkombëtare”, duke e bërë fajtore Kosovën për dështim të saj?

Sahit Berisha:

Ibrahim, une nuk besoj se do te ishte ne interes te Serbise qe ti publikonte emrat e deshmitareve te Gjykates Speciale,… dhe nuk ma merr mendja se BIA e Serbise bene nje veprim kaq amatoresk sa ti dergoj “dosjet” (nese jane dosje) e Gjykates Speciale ne zyrat e OVL se UÇK-se ne Prishtine! Pastaj, nese deshton Gjykata Speciale, pse duhet te shqetesohen shqiptaret se kush mund te ishte fajtori?! Pra, nese Gjykata Speciale deshton, atehere une mendoj se shqetesimet me te medha do ti kane serbet dhe sherbetoret e tyre shqipfoles, e sidomos deshmitaret e rrejshem (nese ka te tille ahaha), … por nuk ma merr mendja se do te kishin pse shqetesohen shqiptaret, qofte edhe nese per kete deshtim do te akuzoheshin!

Lexo po ashtu:  Kurti që në mëngjes i drejtohet BE-së: BE-ja të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme

Ibrahim Kelmendi:

Sahit Berisha, ja përse janë të interesuar kleptokracia e Serbisë dhe serbofilët europianë e amerikanë, – edhe anti-USA dhe anti-NATO, – të dështon „gjukata ndërkombëtare“:
1. Sepse nuk duan të diskreditohen se kanë imponuar „gjykatë ndërkombëtare“ segregacioniste, politike, duke u bazuar në shpifje të fabrikuar nga institucionet e Serbisë dhe serbofilët „ndërkombëtarë“;
2. sepse nuk duan të të diskreditohet shpifja për „shtëpi të verdhë“ e për tregëti me organe nga UÇK-ja, duke ua plaçkit ato robërve të luftës;
3. sepse nuk duan të dekonspirohet se gjatë lufte e pas lufte vrasjet më të „bujshme“ të shqiptarëve dhe serbëve janë bërë nga ekipet e shërbimeve serbe, si rasti në „Panda“ të Pejës;
4. sepse nuk duan të konstatohet nga ana e „gjykatës ndërkombëtare“ se vrasjet eventuale të civilëve serbë, romë, shqiptarë, nga ndonjë pjesëtar i UÇK-së janë bërë për shkak të afektit të rastit apo revoltimeve të tyre emocionale, prandaj kanë menduar që po hamerren për bashkëluftetarë e civilë shqiptarë, të vrarë e masakruar nga forcat serbe, dhe nuk ishtin ato hakmarrje të komanduara e të bazuara në platformë programore ushtarake të UÇK-së;
5. sepse nuk duan t’u dekonspirohen marionetat e spiunët që shërbimet serbe dhe DGSE-ja franceze i kanë penetruar në krye të UÇK-së, të cilët hetuesit profesionitsë europianë dhe amerikanë mund t’i identifikojnë gjatë hetimeve;
6. sepse DUAN ta ngarkojnë me faj ekstra Shtetin e Kosovës – të përtokur nga ata që po i tremben „gjykatës ndërkombëtare“ dhe nga marionetat e kuislingët e Serbisë, duke binduar ata që na kanë përkrah e njohur se nuk jemi në gjendje të bëjmë shtet funksional, ligjor, të së drejtës. Etj.

Lexo po ashtu:  Mercedes parkon në aeroport 9000 makina! Ato vlejnë 1 miliard euro, por ekziston një arsye pse nuk janë në shitje!

Të mjaftojnë këto argumentime logjike?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *