“Michael Schumacher është zgjuar, merr frymë, zemra e tij rreh, me siguri mund të ulet dhe të bëjë ndonjë hap me ndonjë ndihmë, por jo më shumë. Mendoj se kjo është më e mira që mund të bëjë”.

Këto janë fjalët e neurologut Erich Riederer, në një dokumentar mbi ish-kampionin e botës në Formula 1, i realizuar nga “TMC France.

Schumacher ishte viktimë e një traume të rëndë në kokë në një aksident në Meribel të Francës më 29 dhjetor 2013. Që nga ajo kohë, gruaja e tij Corinna ka qenë hermetike në mënyrën më të rreptë të mundshme sa u përket informacioneve për shëndetin e tij. Sot, profesori gjerman, Riederer, thotë se dëmi i pësuar nga Schumacher është i parikuperueshëm:

“Mendoj se është në gjendje vegjetative, që do të thotë se ai është zgjuar, por nuk përgjigjet”.

Lexo po ashtu:  Werder Bremen – Borussia M’gladbach, formacionet zyrtare: Rashica nga minuta e parë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *