Sqarim publik nga ish Ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveqla:

Para se të ndaj me ju disa detaje që besoj se opinioni publik duhet ti di, dua së pari të përgëzojë Policinë e Kosovës, Inspektoratin e Policisë dhe institucionet e tjera të angazhuara në hetimin dhe realizimin e aksionit të mbrëmshëm në Karaçevë.

Nga ky operacion, por edhe para tij, kanë lindur shumë pyetje e qëndrime të cilat po i ndaj me opinionin publik.

Një problem i lindur shumë kohë para ardhjes së Qeverisë Kurti në shkurt 2020, e që ka filluar të hetohet nga prokuroria para më shumë se një viti, nuk do të mbyllet për një ditë. Puna e Prokurorisë e më pas Gjykatës me gjetjen e të gjithë përgjegjësve të përfshirë në këtë veprimtari të organizuar kriminale, prej lojërave të bixhozit, prostitucionit, kontrabandës e rrezikimit të sigurisë së përgjithshme deri te përfshirja e zyrtarëve policorë, duhet të vazhdojë.

Qeveria Kurti nga fillimi është zotuar e angazhuar për luftë ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Rasti i Karaçevës ka qenë në vëmendjen e Kryeministrit Kurti dhe gjithë Qeverisë, përfshirë ish ministrin. Qasja që ka mbizotëruar ka qenë se planifikimi dhe parapërgatitja e duhur është parakusht për sukses. Posaçërisht për çështje komplekse si rasti i Karaçevës. Kjo ka qenë edhe kërkesa e qartë dhe pa ekuivoke e Kryeministrit Kurti drejtuar ish Ministrit Veliu por edhe ndaj meje pas shkarkimit të tij.

Lexo po ashtu:  SHBA zgjedh Kosovën në tri shtetet e para më mike dhe më prioritare për t’ia dhuruar vaksinat

Me qëllim të planifikimit të duhur por edhe parandalimit të çfarëdo vështirësie apo të papriture, kam takuar kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, z. Malokun, UD kryeshefin e IPK Z. Zuka, Drejtorin e PK z. Qalaj dhe komandantin e KFOR-it Gjeneral Risi. Tek të gjithë palët përgjegjëse ka mbizotëruar vullneti për vazhdimin e aktiviteteve përgatitore deri në momentin e intervenimit të pashmangshëm për çrrënjosjen e këtij problemi aty ku e ka burimin dhe jo vetëm aty ku i duken pasojat.

Këto përgatitje që u përmendën më lart kanë vijuar paralelisht me menaxhimin e situatës së rënduar për menaxhimin e gjendjes së emergjencës shëndetësore për shkak të pandemisë. Menaxhim për të cilin u jam falënderues pafundësisht të gjithë atyre burra e grave nga radhët e policisë që bënë gjithçka mundën që vendi ynë mos të gjunjëzohej siç u ndodhi dhjetëra vendeve në botë.

Rrëzimi në Kuvend dhe më pas vendimi arbitrar i Presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese ndali vijimin e qeverisjes sonë.

Sa i takon operacionit në Karaçevë përkundër ndërhyrjes së suksesshme, çështja nuk ka përfunduar.

Lexo po ashtu:  Zbulohet vendi ku do të mbahen negociatat Rusi – Ukrainë

Tashmë ka informacione të besueshme se plani është dekonspiruar ende pa filluar ndaj dhe shumica e kazinove ndryshe nga ç’pritej, kanë qenë të mbyllura. Është detyrë e institucioneve të zbulojnë se si dhe nga kush ka ndodhur ky dekonspirim.

Krerët e kësaj veprimtarie të organizuar kriminale duhen zbuluar. E veçanërisht pritet që proceset për ta mos të cenohen gjatë zhvillimit.

Policia duhet të vazhdojë prezencën atje për të parandaluar çdo tendencë për veprimtari të jashtëligjshme në të ardhmen.

Sigurisht që për të gjithë opinionin publik deklarimet në Kuvend dhe jo vetëm se veprimtari të tilla të jashtëligjshme dhe objektet e tyre janë ndërtuar gjatë Qeverisë Kurti, pra prej shkurtit 2020, janë qesharake nëse nuk do të ishin dashakeqe. Prokuroria vetëm se e konfirmoi që hetimi për to i ka të paktën një vit, pra 2019 jo 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *