Shqiptarët që jetojnë në Angli apo në vende të tjera të botës janë mbledhur duke marshuar në Westminster Bridge në Londër me flamujt kuq e zi nëpër duar.

Ata kanë marshuar në mënyrë paqësore për të kërkuar të drejtat e tyre, të të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë, për votën e  Diasporës dhe për Reformën në Drejtësi.

Të rinj, të moshuar e fëmijë, kanë marshuar me flamujt shqiptarë në duar duke e shoqëruar gjithë atmosferën me Himnin e Flamurit.

“Koha është e Patriotëve” është faqja që ka lajmëruar këtë marshim të tyre  të orë 16:00 para disa ditëve, ndërsa kanë marrë mesazhe dhe përkrahje nga shumë shqiptarë nga vendi dhe Diaspora.

Por jo vetëm  shqiptarët i kanë mbështetur, pasi edhe qytetarët anglezë kanë shfaqur interesin e tyre.

Ata kanë shkruar në faqen e tyre se “Pishtari I zgjimit të madh po ndizet ai do të rendi si maratonomak kudo ku ka Shqiptare..Ky është vetëm fillimi. Koha është e Patriotëve”. /tch/

Lexo po ashtu:  Gjermania hap kufijtë me pesë shtetet fqinje! Ministri i Brendshëm: “Nga mesi i qershorit mund të hapen dhe me vendet jashtë BE”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *