BESELAMI

Ç’është nderi! Ç’është nderi kur duhet
të vdesësh! Një fjalë e marrë, por e
madhe! Ngushëllim i vogël para fundit
të pa skaj. Njerëzit e mençëm janë
fatkëqij se të tjerët ndjehen të vegjël
skaj tyre. E vogëlsia e ka xhelozinë e
madhe dhe urrejtjen e pazgjedhur. Le
të bëhet i fortë dhe i pamëshirshëm
se me mëshirën nuk mbërrin askund,
s’ia del me askënd, s’fiton asgjë. Nuk
është kjo kohë e mëshirës dhe e
dashurisë. Kjo është kohë e sundimit
të dhunës. Me të i çel dyert, që s’i çel
mendja dhe i shtrin poshtë grushtet
e urrejtjes. Nuk ka tjetër ligj. Mëshira
është harruar kur në dorë janë marrë
mburoja, shigjeta dhe shpata. Me të
përcjellim vetëm të vdekurit.

Rexhep Qosja
Drama “Beselam pse më flijojnë”

Lexo po ashtu:  Kosovës ‘nuk i ndahet zemra’ nga Shqipëria– Dyfishohet hyrja e shqiptarëve të Kosovës në qershor!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *