Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Profesori dhe analisti politik, Nexhmedin Spahiu e ka ‘zbuluar’ një skandal që ndodhi sot në Vushtrri, gjatë ceremonisë së përmendores së kolonel Ahmet Krasniqit, të cilin e quan hero kombëtar.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Spahiu përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për flamurin e Kosovës.

Sipas tij, flamuri i Kosovës, është lëshuar përtoke, ndërsa “flamuri i Shqipërisë”, siq e quan ai Flamurin e kombit shqiptar, është mbajtur lartë. E tëra kjo skenë ka ndodhur derisa është luajtur një valle me flamuj.

E për këtë ‘skandal’, sipas tij, Spahiu kërkoën që të dënohen fajtorët.

Postimi i plotë:

Skandal i madh kombëtar sot në prani të kryeministrit Avdullah Hoti, kryeparlamentarës Vjosa Osmani-Sadriu, Ministrit Anton Quni, komandantit të FSK, Rrahman Rama nën transmetim direkt televiziv. Gjatë ceremonisë së zbulimit të përmendores së heroit të kombit Ahmet Krasniqi, në skenë luhet një valle me flamuj kombëtar të Kosovës e të Shqipërisë dhe gjatë asaj skene flamujt e Kosovës lëshohen përtokë ndërsa flamuri i Shqipërisë mbahet lartë. Për këtë skandal fajtorët duhet të dënohen sipas ligjit.

Lexo po ashtu:  Vrasja e 116 civilëve shqiptarë në Studime, Kurti: Asnjë i dënuar për këtë masakër – vetëm heshtje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *