Në botën e shpejtë dhe të ndërmjetësuar dixhitalisht, elementi njerëzor shpesh mund të humbasë në këtë ky pështjellim të zhurmshëm.

Pra, si mund të kemi sukses në një botë (sa për sy e faqe) pa humbur marrëdhëniet tona shoqërore?

Këto rreshta zbulojnë se si koncepti shekullor i “ruajtjes së fytyrës” mund të na japë një përndritje kaq të dobishme.

Me këtë artikull udhëzues të dobishëm në dorën tënde, do të jesh në gjendje t’i pasurosh marrëdhëniet dhe raportet tuaja duke ua rikthyer atë shijen e dikurshme të origjinalitetit dhe sinqeritetit.

Në këto rreshta do të zbulosh gjithashtu:

  • Pse nuk porosisni një Big Mac në Indi;
  • Çfarë do të thotë t’i përgjigjesh kolegëve “Po, dhe …”; dhe
  • Pse nuk mund të ç’derdhni një filxhan kafe.

“Fytyra” është një monedhë komplekse shoqërore që rregullon marrëdhëniet tona.

Ja një skenar i rëndë: Ju jeni përgjegjës për procesin e rrjedhës së parave të kompanisë suaj. Nën vrojtimin tuaj, dikush ka përvetësuar shuma të mëdha parash. Më keq akoma, ti nuk e kuptove vjedhjen derisa ishte tepër vonë. A do t’ju marrin seriozisht kolegët tuaj tani e tutje?

Epo, kjo varet. Nëse shefi juaj ju kritikon dhe ju nënçmon me një email që i dërgohet të gjithë kompanisë, ndoshta jo. Por nëse ai flet me ju privatisht dhe pastaj shpall publikisht se ka besim tek ty që të ri-instalosh një sistem më të sigurt, ti mund të dalësh nga situata pa u lagur.

Ndryshimi? Në skenarin e dytë, shefi yt të ka ndihmuar të ruash fytyrën.

Mesazhi kryesor këtu është: “Fytyra” është një monedhë komplekse shoqërore që rregullon marrëdhëniet tona.

Koncepti i “fytyrës”, si në frazën “ruajtja i fytyrës”, mund të jetë i vështirë për t’u përcaktuar.

Kjo pasi në këtë kontekst, “fytyra” nuk do të thotë pamja juaj fizike. Ky version i fytyrës është një përkthim i përafërt i fjalës kineze miàn zi. Nuk ka një ekuivalent të saktë në shqip. Sidoqoftë, është diçka që përmblesh konceptet si respekti, dinjiteti dhe besueshmëria.

Pra, “fytyra” juaj korrespondon me nivelin e vlerësimit që keni për veten tuaj dhe me statusin dhe respektin që të jepet në komunitetin tënd. Dikush me shumë fytyrë, si një plak i nderuar, do ta mbajë veten me besim dhe krenari dhe shpesh do të trajtohet me vlerësim dhe respekt nga të tjerët. Dikush me pak fytyrë, ose i pafytyrë, si një politikan i turpëruar, mund të presë të kundërtën; ata do të tallen dhe përqeshen përballë tij ose pas shpinës.

Eshtë e rëndësishme të mbani mend se fytyra nuk është një cilësi konstante. Në praktikë, në fakt është më shumë se paraja. Mund të grumbullohet dhe të humbasë me kalimin e kohës në përputhje me veprimet tuaja. Një marrëdhënie e shëndetshme e ndërtuar mbi ndjeshmërinë dhe respektin do të rrisë fytyrën për të dy pjesëmarrësit. Sidoqoftë, të qenit mashtrues ose mosrespektues do t’ju bëjë të humbni fytyrën në sytë e të tjerëve.

Ndërsa e gjithë kjo mund të tingëllojë shumë abstrakte, në fakt është një mënyrë e dobishme për të kuptuar botën shoqërore. Konsideroni përditshmërinë tuaj. Ata që i njihni të cilët janë të suksesshëm në biznes ose me popullaritet në komunitetin tuaj, ka shumë të ngjarë të jenë njerëz që jo vetëm kanë figurë/fytyrë të lartë por ndihmojnë edhe të tjerët të bëhen të tillë. Dhe ndoshta e keni konsideruar statusin e fytyrës tënde në punë dhe në shtëpi – edhe nëse nuk ke përdorur të njëjtën terminologji.

Në paragrafin tjetër, ne do të vazhdojmë të shqyrtojmë se si funksionon fytyra. Dhe, e rëndësishmja, ne do të shohim se si të shmangim humbjen e saj.

Mënyra më e mirë për të ruajtur fytyrën është të shmangni humbjen e saj në radhë të parë.

Eshtë mëngjes herët; je akoma pak i përgjumur. Diçka të pengon dhe e derdh tasin tënd të kafesë, dhe për një çast, pija jote e sapo shërbyer përhapet kudo. Kafeja përhapet nëpër tryezë, spërkatet poshtë në dysheme, dhe njollos të gjithë këmishën tënde të pastër.

Çfarë rrëmuje! Sigurisht, me disa përpjekje mund ta pastroni atë. Por, po sikur të dëshironit ta bëni sikur incidenti nuk ka ndodhur kurrë. A mund ta ri-marrësh përsëri gjithë atë kafe në filxhanin tënd? Nuk ka gjasa. Madje, edhe sikur të mundje, ndoshta nuk do të dëshiroje ta pije përsëri.

Fytyra funksionon në të njëjtën mënyrë. Ashtu si një pije e derdhur, është shumë më e lehtë të humbasësh fytyrën sesa ta rikthesh në nivelin e saj origjinal.

Mesazhi kryesor këtu është: Mënyra më e mirë për të shpëtuar fytyrën është të shmangni humbjen e saj në radhë të parë.

Si fillim, le të shohim se çfarë e bën një person të humbasë fytyrën. Në thelb, dikush e humbet fytyrën sa herë që bëhet të ndjejë frikë, turp, dobësi, siklet ose ndonjë emocion tjetër negativ. Bërja e një gabimi në punë – të humbet fytyrën. Fyerja aksidentale e një të njohuri – gjithashtu humbet fytyrën. Shkundja dhe derdhja e kafesë? E morët me mend: fytyra e humbur.

Ndonjëherë, një humbje e vogël fytyre është e padëmshme. Nëse ti dhe një mik i ngushtë keni një marrëdhënie të fortë, një gafë rastësore nuk do ta prishë plotësisht atë. Sidoqoftë, nëse lidhja shoqërore është pak më e brishtë, edhe një rrëshqitje e vogël mund të jetë problem. Mbi të gjitha, thjesht mendoni se sa e vështirë është të ndryshoni një përshtypje e të parë negative.

Meqenëse fytyra është kaq e rëndësishme për të siguruar marrëdhënie të qetë shoqërore, duhet ta ruash sa më shumë që të jetë e mundur me të gjithë rreth teje. Por nuk mbaron me kaq, jo vetëm që ti nuk duhet ta humbësh fytyrën tënde – por duhet të përpiqesh sinqerisht që askush tjetër në rrethin tënd nuk e humb atë. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që gjithmonë t’iu qasemi situatave me ndjeshmëri. Kjo do të thotë të jesh i ndjeshëm ndaj perspektivës së të tjerëve dhe t’i trajtosh njerëzit si duhet, sidomos kur ata janë gabim.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme në ndërveprimet ndër-kulturore. Për shembull, në Shtetet e Bashkuara, shumë CEO vlerësojnë të qenit të afrueshëm dhe mund të vlerësojnë një bisedë të rastësishme. Sidoqoftë, në Japoni, hierarkitë e biznesit janë më të rrepta. Mbajtja e një qëndrimi të ngjashëm rastësor e të shpenguar do të shihej si e vrazhdë, duke bërë që të dy të humbisni fytyrën.

Lexo po ashtu:  DOKUMENTAR: DARDANËT, themeluesit e qytetit të Trojës,Romës, Londrës,Parisit, etj…(Pjesa e PARË)

Kur e vini në siklet dikë, kështu jo vetëm që po humbisni fytyrën tuaj, por po e detyroni edhe tjetrin që të humbasë fytyrën e tij, duke e shtyrë drejt një reagimi të papërshtatshëm.

Shmangni sikletet duke mësuar zakonet dhe pritjet e atyre që po takoni. Kjo mund të përfundojë duke ju kursyer fytyrën që do të duhej shumë kohë ta çonit në vend përsëri.

Nderimi i fytyrës kërkon një interes të sinqertë për të tjerët.

Imagjinoni që jeni një inxhinier shumë i aftë nga Kina. Ju jeni i ftuar të fluturoni deri në Arizona për të marrë pjesë në një workshop prestigjioz. Në fillim, ndihesh mjaft nderuar. Por kur të arrini, ka një problem. Të gjithë prezantuesit flasin anglisht – dhe ata po flasin shpejt.

Meqenëse anglishtja është gjuha jote e dytë, nuk është e lehtë të koordinohesh edhe pse jeni ekspert i kësaj teme. Ndiheni në siklet dhe i injoruar. Papritmas, ky workshop nuk të jep më atë ndjesinë nderuese si ditën kur more ftesën prestigjioze.

Ndërsa organizatorët me siguri do të kishin dashur që ju të ndiheshit i mirëpritur, nuk ishte e mjaftueshme. Edhe nëse synimet e tyre ishin të pastra, veprimet e tyre ishin sipërfaqësore.
.
Mesazhi kryesor këtu është: Të nderosh fytyrën kërkon një interes të sinqertë për të tjerët, jo sipërfaqësor (sa për sy e faqe).

Në pjesën më të madhe të rasteve, njerëzit e mendojnë fytyrën vetëm si diçka për t’u ruajtur.

E thënë ndryshe, çështja e fytyrës na shqetëson vetëm kur ka një gabim për t’u ndrequr ose një problem për t’u shmangur. Sidoqoftë, kjo është një mënyrë shumë e cekët e të menduarit për statusin, respektin dhe dinjitetin e të tjerëve. Ai ruan vetëm fytyrën e vet, dhe që e trajton fytyrën e dikujt si të parëndësishme – thjesht një mjet për të arritur një qëllim, nuk ka kuptuar asgjë akoma çfarë kemi shkruar deri tani.

Ky është një problem i madh sepse njerëzit janë shumë të aftë për të zbuluar kur dikush është i pasinqertë. Thjesht mendo të gjitha ato herët kur një shitës dyqani i rraskapitur nga lodhja të ka uruar të “kaloni një ditë të mbarë” pasi të dha kusurin. A ndjeve një vrull gëzimi dhe vlerësimi kur dëgjove këtë frazë? Jo, sepse e dini që ata në të vërtetë nuk interesohen për pjesën tjetër të ditës tënde me ndonjë merak të thellë ose personal. Ata thjesht po bëjnë punën e tyre.

Nëse përpjekjet tuaja për të mbajtur fytyrën janë në mënyrë të ngjashme në nivelin e sipërfaqësores, ato do të jenë joefektive në rastin më të mirë dhe fyese në rastin më të keq.

Pra, në vend që thjesht të përpiqesh të ruash fytyrën, puno edhe për nderimin e fytyrës.

Kjo do të thotë të kesh një interes të sinqertë për të njohur vlerën dhe meritën e njerëzve si qëllim në vetvete.

Në botën profesionale, të nderosh fytyrën do të thotë të trajtosh punëtorët si qeniet njerëzore reale, komplekse siç janë. Për shembull, mos bëni vetëm detyra të lidhura me shpërblimet dhe penalizimet sipas rregullore së brëndshme. Merrni kohë për të mësuar se çfarë në të vërtetë i motivon punonjësit dhe përshtatni vendin tuaj të punës me ato nevoja. Ti mund të zbuloni se ofrimi i njohjes së gjërë publike, dhënia e përgjegjësive shtesë ose më shumë autonomi është më i vlefshëm se çdo bonus monetar për dikë.

Të jesh i shqetësuar në mënyrë të sinqertë me konceptin e fytyrës nuk është gjithmonë e lehtë, por njerëzit do ta vërejnë ndryshimin shpejt. Përpjekjet tuaja madje mund të lartësojnë fytyrën tënde me kalimin e kohës.

Ti nuk e mbron dot fytyrën duke shmangur konfliktin.

Le të themi se jeni menaxher në një firmë të madhe marketingu. Një nga punonjësit tuaj ka qenë vazhdimisht i mirë në punën e tij – domethënë deri vonë. Realizimet e tyre të fundit të shitjeve kanë qenë larg synimit. Të krijohet dyshimi sikur ai po bën gabime trashanike.

Çfarë do të bëje për të shpëtuar fytyrën?

Rruga më e kollajtë është të ndërhyni dhe t’u jepni atyre një detyrë tjetër. Megjithatë, kjo nuk do të zgjidhte asgjë. Kjo nuk do të mësonte atë shiste më shumë, punonjësit tuaj të tjerë do të kishin punë shtesë dhe kjo do t’ju bënte të dukeni të dobët.

Eshtë më mirë të jesh i drejtpërdrejtë. Në këtë mënyrë, kur i thoni kolegut tuaj se po rrëshqet, kjo u jep atyre një shans ta bëjnë më mirë dhe të përmirësohen, duke ruajtur kështu dinjitetin e tyre.

Mesazhi kryesor këtu është: Nuk mund ta mbrosh fytyrën duke shmangur konfliktin.

Kur ka një problem në vendin e punës, ka një spektër të gjerë mënyrash për t’iu qasur.

Njëri ekstrem është të mos e adresoni atë fare. Ju thjesht mund ta injoroni çështjen dhe ta fshihni atë nën qilim. Në anën tjetër është përballja e drejtpërdrejtë dhe haptazi. Kjo metodë përfshin adresimin dhe ndajen e gabimeve në një mënyrë tërësisht të hapur.

Çuditërisht, të dyja ekstremet e këtij spektri janë rrugë të tmerrshme për të shpëtuar fytyrën.

Qasja e butë u privon njerëzve mundësinë për ta ndrequr ose për të provuar vlerën e tyre. Ndërkohë, qasja tërësisht e hapur dhe e ndershme mund t’i bëjë njerëzit të jenë të ndrojtur dhe të frikësuar ose të nënçmuar. Është shumë më mirë ta gjeni zgjidhjen diku në mes, atë ku mund të zgjidhni një problem në një mënyrë që është bashkëpunuese dhe konstruktive.

Në fakt, përqafimi i konfliktit është një pjesë integrale e shpëtimit të fytyrës – për sa kohë që të gjithë të përfshirët trajtohen me dinjitet dhe respekt.Steve Jobs e përdorte këtë qasje. Nën drejtimin e tij, Apple ishte e njohur për mbledhjet e tij të ashpra dhe gumëzhitëse ku njerëzit do të grindeshin me forcë mbi planet dhe strategjitë. Rezultati ishte shpesh një produkt më i mirë, sepse kishte një kontribut më të nuancuar.

Lexo po ashtu:  Truket e trurit: Pse një penalti mund të humbet edhe nga lojtarët më të mirë?

Për më tepër, punonjësit ndiheshin të vlerësuar dhe të rëndësishëm. Edhe sikur idetë e tyre të ndaheshin dhe të refuzoheshin, të paktën ata patën rastin të dëgjohej zëri i tyre. Është e qartë, krijimi i hapësirës për debat të hapur, mosmarrëveshje dhe, madje, edhe konflikt i plotë nuk është dëmtues në ruajtjen e fytyrës – është në zemër të konceptit të fytyrës.

Nderoni fytyrën duke krijuar një vend pune të sigurt psikologjikisht.

Çfarë e bën të suksesshëm një ekip në vendin e punës? Kjo është një pyetje e ngutshme dhe çdo kompani dëshiron të dijë sekretin. Për fat të mirë, ashtu siç me shumë pyetje të tjera, Google mund të ndihmojë në gjetjen e disa përgjigjeve.

Kompania ngarkoi Departamentin e saj të Burimeve Njerëzore për të gjetur se çfarë i bënte ekipet e saj më efektive. Për të mbledhur njohuri, departamenti intervistoi më shumë se 200 punëtorë në të gjithë globin.

Rezultatet ishin befasuese. Ata zbuluan se nuk ishte përbërja e një ekipi, vitet e përvojës, apo edhe burimet materiale që kanë më shumë rëndësi. Në vend të kësaj, ishte atmosfera dhe qëndrimi brenda ekipit që parashikuan suksesin.

Ekipet që kultivuan mjedise pozitive dhe mikpritëse gjithmonë ua kaluan ekipeve që nxisnin ato negative dhe armiqësore.

Pra, çfarë do të thotë të jesh i sigurt psikologjikisht? Termi vjen nga profesorja e Harvardit, Amy Edmonson. Ajo e përshkruan këtë formë sigurie si një cilësi ngushëlluese që përjetojnë njerëzit kur ata besojnë se mund të shprehen lirshëm pa rrezikuar refuzimin dhe poshtërimin apo më keq statusin.

Në një vend pune të sigurt psikologjikisht, të gjithë ndihen të lirë të ndajnë ide, informacion dhe reagime pa pasoja negative. Në thelb, është një lloj i atmosferës së punës ku njerëzit nuk duhet të shpenzojnë shumë energji duke u shqetësuar për humbjen e fytyrës nëse guxojnë.Në këtë mënyrë, përpjekja e gjithsecilit mund të drejtohet drejt qëllimeve produktive si zhvillimi i ideve të reja ose zgjidhja e problemeve të rëndësishme.

Ndërtimi i një vendi pune të sigurt psikologjikisht kërkon bashkëpunim. Kolegët mund të ndihmojnë në vendosjen e tonit të duhur duke u kujdesur më shumë për të qenë empatikë dhe inkurajues ndaj njëri-tjetrit. Provoni të aplikoni sjellje dhe të krijoni hapësira në takime në mënyrë që të dëgjohen anëtarët me qetësi dhe inkurajoni kolegët të ndërpresin sjelljet negative, si dhe të mos bëni shumë komente sarkastike.

Një kompani që ka gjetur sukses në modelin e sigurisë psikologjike është studioja e animacioneve Pixar. Gjatë seancave të ideimeve, shkrimtarët e kompanisë përdorin diçka të quajtur rregulli “plussing”. Kur dikush paraqet një ide të re, askush nuk e hedh poshtë. Në vend të kësaj, ata bazohen në të duke rënë dakord dhe duke shtuar me frazën “Po, dhe …” Me këtë metodë pozitive, jogjykuese, krijuesit ndihen të frymëzuar për të menduar koncepte më të thella, më krijuese.

Marrëdhëniet më të mira ndërtohen nga themeli.

Mendoni për shtëpinë tuaj të ëndrrave. Çfarë cilësish ka? Një numër i caktuar dhomash? Një stil i veçantë estetik? Ndoshta ka një veçori të personalizuar si një oxhak që shkon në tavan. Pamja e secilës është e ndryshme.

Sidoqoftë, pa marrë parasysh se çfarë po imagjinoni, një gjë është e sigurt: nuk do ta gjeni këtë shtëpi të ëndrrave saktësisht atje, duke të pritur në faqet e broshurave të pasurive të patundshme. Jo pra, sepse, për të realizuar vizionin tënd unik, do të duhet të punësosh një arkitekt dhe ta ndërtoni vetë.

Marrëdhëniet e biznesit funksionojnë në të njëjtën mënyrë. Një qasje e njëjtë për të gjithë me siguri do të lërë disa njerëz të pakënaqur. Është shumë më e dobishme të ndërtosh një marrëdhënie unike bazuar në nevojat e secilit person.

Mesazhi kryesor këtu është: Marrëdhëniet më të mira ndërtohen nga themeli.

Çdo marrëdhënie biznesi ka nevoja dhe objektiva të ndryshme. Pra, toni dhe struktura e saktë e secilës marrëdhënie duhet të pasqyrojë ato cilësi unike. Ndërtimi i një lidhjeje të tillë me porosi nuk duhet të jetë një detyrë shqetësuese. Thjesht duhet ta ndërtoni.

Në këtë rast, DKBMO është një akronim i dobishëm. Çdo shkronjë qëndron për një element që duhet marrë parasysh kur zhvillohet struktura e një partneriteti. Le të hedhim një vështrim në secilin me radhë.

D është për dashamirësi dhe përgjegjësi. Kjo adreson shkëmbimin që përmban çdo hierarki biznesi. Për shembull, një punonjës duhet të jetë i përgjegjshëm para një shefi duke bërë atë që ata kërkojnë. Sidoqoftë, një shef duhet të jetë dashamirës ndaj një punonjësi duke siguruar mbështetje dhe udhëzime. Në çdo marrëdhënie, është e rëndësishme të mbash një ekuilibër të mirë të këtyre detyrave.

Tjetra është K, për të kuptuarit. Është thelbësore të kuptohet se si secila palë e sheh një marrëdhënie. Kjo funksionon në çdo nivel. Një shef duhet të kuptojë se si çdo punonjës e sheh punën e tij, dhe po kështu, çdo punonjës duhet të kuptojë se si klientët e tyre i shohin shërbimet e tyre.

B është për bashkëveprim. Çdo marrëdhënie ka një stil të ndërveprimit që funksionon më mirë. Disa mund të preferojnë përditësime sporadike me email, ndërsa të tjerët lulëzojnë më shumë me biseda personale dhe biseda të rastësishme.

M është për të mësuar. Asnjë marrëdhënie nuk është statike. Është e rëndësishme të jesh gjithmonë i hapur për informacione të reja. Për shembull, nëse nevojat e dikujt ndryshojnë, ju duhet të jeni gati të mësoni ato dëshira të reja.

Më në fund, O është për ofrim. Ky element i fundit ka të bëjë me kombinimin e katër të mëparshmëve. Pasi të keni konsideruar dhe eksperimentuar me atë që funksionon më mirë, varet nga ju që t’ua ofroni atë kombinim unik të cilësive kolegëve tuaj. Realizimi i premtimit për një marrëdhënie të fortë, të individualizuar është aspekti më i rëndësishëm i DKBMO.

Ruaje fytyrën duke zgjeruar aftësinë tuaj ndërkulturore.

Nëse vozisni për në punë, ndoshta e njihni shumë mirë rrugën. Në fund të fundit, çdo ditë ju jeni në të njëjtën makinë, duke përshkuar të njëjtat rrugë, duke respektuar të njëjtat ligje të trafikut. Në të vërtetë, ju mund të ndiheni sikur mund ta bëni në autopilot.

Lexo po ashtu:  MEKULI: ‘ДPЖABA’ DHE FLAMURI

Tani, po sikur të drejtonit një makinë të re në një destinacion të ri në një vend krejt tjetër?

Jo aq e lehtë. Makina do të ndihej e çuditshme, ligjet do të ishin të panjohura, dhe ju mund të mos udhëtonit as në po njëjtën korsi të rrugës. Përpjekja për autopilot këtu do të ishte një katastrofë.

Bërja e biznesit në kultura të ndryshme mund të jetë po aq shqetësuese. Nëse i bëni gjërat siç i bëni normalisht, mund të shkaktoni incidente të turpshme.

Kultura të ndryshme kanë norma, zakone dhe rregulla të ndryshme. Në një kontekst biznesi ndërkombëtar, kjo do të thotë që ju nuk mund të ndiqni gjithmonë të njëjtin model në vende të ndryshme dhe të prisni të gjeni të njëjtin sukses. Edhe një biznes madhor si McDonalds duhet t’i përshtasë ofertat e tij për rajone të ndryshme. Ndërsa një Big Mac mund të jetë një hit në Shtetet e Bashkuara, në Indi shumë njerëz janë vegjetarianë – kështu që pjatat pa mish dominojnë në menu.

Megjithatë, jo të gjitha ndryshimet kulturore janë aq të dukshme. Ashtu si një ajsberg, shumica e diversitetit kulturor është e fshehur nën sipërfaqe. Duhet një vëmendje shtesë për të trajtuar këto dallime më delikate. Për shembull, nëse dikush propozon një ide të parealizueshme, në SH.B.A. është e përshtatshme të thuash: “Jo, kjo nuk do të funksionojë”. Në të kundërt, në Japoni, një refuzim i drejtpërdrejtë do të ishte i vrazhdë dhe do të rezultojë në humbjen e fytyrës. Një koleg në Tokio në vend të kësaj mund të pëshpërisë “Unë nuk jam aq i sigurt” dhe të presë që tjetri ta kuptojë vetë përgjigjen.

Ruajeni veten tuaj nga një humbje e fytyrës duke praktikuar shkathtësinë kulturore – domethënë, të mësoni të lundroni mjeshtërisht në ndryshimin e konteksteve kulturore.

Seksizmi në vendin e punës mund ta bëjë ruajtjen e fytyrës veçanërisht të vlefshme për gratë.

Kur Dr. Darlene Solomon kërkoi të ishte VP e firmës teknologjike Agilent, ajo u përball me një konkurrencë të fortë nga aplikantët e tjerë të brendshëm. Sigurisht, ajo kishte aftësi dhe përvojë, por kështu edhe ata. Gjithashtu, ata ishin të gjithë burra.

Por, në fund, Darlene e fitoi pozicionin prestigjioz. Dhe tani ajo kishte një sfidë të re: të punonte me një ekip të gjithë meshkuj dhe të mos shqetësoheshin që një grua t’i drejtonte ata të gjithë. Kështu që ajo pikësëpari nisi të fitonte besimin e tyre.

Solomon u takua individualisht me secilin koleg. Ajo dëgjoi mendimet dhe shqetësimet e tyre dhe kërkoi mbështetjen e tyre në tranzicionin e ardhshëm. Secili anëtar i ekipit ishte i impresionuar me aftësinë dhe sinqeritetin e saj. Përpjekja shtesë dha rezultat; brenda një viti, Solomon ishte një nga udhëheqëset më të respektuara në kompani.

Ruani fytyrën e të gjithëve duke dhënë feedback-un e duhur.

Imagjinoni, për një sekondë, që Joel – shitësi juaj më i mirë – sapo mbylli një kontratë të madhe. Megjithatë, gjatë këtij procesi, ai i bëri klientit disa premtime të mëdha që do të jenë të vështira për t’u mbajtur. Ju i dërgoni një shënim të shpejtë, duke e qortuar për lëvizjen e rrezikshme. Tani keni një problem të ri: Joel dëshiron të japë dorëheqjen.

Çfarë shkoi keq? Epo, Joeli është i degës së kompanisë në Filipine. Në kulturën e tij, shënjestrimi se ke bërë një gabim të rrezikshëm është diçka e rëndë. Nuk ka të bëjë vetëm me kuadrin e një procesi profesional; është një vlerësim tërësor i gjithë karakterit të tij. Është e vështirë ta marrësh veten nga kjo humbje e fytyrës.

Sigurisht, mund ta siguroni që të qëndrojë pranë me një bisedë personale dhe një falje. Por mbase herën tjetër, është më mirë të shmangni të gjithë këtë me një qasje më të nuancuar të situatës.

Lidershipi ka të bëjë më shumë sesa thjesht t’u thuash njerëzve se çfarë të bëjnë. Çdo udhëheqës i mirë gjithashtu ndihmon ekipin e tyre të përmirësohet vazhdimisht duke vlerësuar performancën e tyre. Sidoqoftë, dhënia e komenteve për njerëzit në mënyrë të gabuar mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi. Siç shpjegon ekspertja e kulturës Diana Rowland, kritikat e ashpra mund të jenë shumë kërcënuese. Edhe disa komente negative po ashtu.

Një mënyrë për ta bërë këtë proces më pak të dhimbshëm personalisht është ta bëni atë të përgjithshëm dhe anonim duke përdorur një sistem të njohur si feedback 360-gradë. Kjo përfshin mbledhjen e informacionit të performancës nga të gjithë me të cilët punoni – njerëzit mbi ju, poshtë jush dhe ata që janë në të njëjtën nivel. Pastaj, sintetizoni të gjithë atë informacion në një raport koheziv pa asnjë emër të bashkangjitur.

Kur të paraqisni gjetjet tuaja, bëjeni mjedisin sa më pak stresues. Krijoni kohën e bollshme dhe një hapësirë ​​private. Pastaj, jepi rezultatet në një mënyrë miqësore dhe të drejtpërdrejtë që nxjerr në pah lajmet e mira dhe të këqija. Mos i sheqeros të vërtetat e hidhura, por as mos u trego shumë i prerë. Qëllimi është që të jeni autentik dhe t’i lini vend kolegut tuaj që të përgjigjet.

Mesazhi kryesor

Koncepti i “fytyrës”, i cili është një kombinim i respektit, dinjitetit dhe besueshmërisë, është një kornizë e dobishme për të kuptuar marrëdhëniet njerëzore. Fytyra funksionon si monedhë shoqërore – njerëzit e mbledhin atë duke përmbushur detyrat dhe duke treguar dhembshuri, dhe e humbin atë përmes sikletit dhe dështimit. Në një partneritet të suksesshëm biznesi, të gjithë të përfshirët do të bëjnë një përpjekje të qëllimshme për të ruajtur fytyrën e tyre duke u siguruar që të tjerët të mos humbasin të veten.

Këshillë për t’u zbatuar që nga ky moment:

Në bashkëveprimet ndër-kulturore, mbajeni gjuhën tuaj të sinqertë.

Sarkazma dhe ironia mund të jenë mjete të dobishme kur vendosen në kornizë korrekte. Sidoqoftë, të dyja mbështeten në një kuptim shumë delikat të gjuhës. Kur punoni në një mjedis ndërkombëtar ose ndërkulturor, ose në mjedis me njerëz të cilët akoma nuk i njihni mirë, shmangni konfuzionin e turpshëm duke ulur sarkazmën dhe duke i mbajtur fjalët tuaja të drejtpërdrejta dhe të sinqerta në kuptimin e tyre të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *