Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka marrë aktvendim me të cilin ka refuzuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës për rastin “Pronto” dhe kundërshtimet ndaj provave të ushtruara nga mbrojtësit e të akuzuarve A.G, A.P, XH.D, I.G, S.G, B.B, N.K, Z.P, F.SH, I.N. dhe R.A, duke i cilësuar si të pabazuara.

Të akuzuarit e lartpërmendur akuzohen nga Prokuroria Speciale në Prishtinë që në formën e bashkëpunimit-bashkëkryerjes, kanë kryer veprën penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në tentativë”.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 5 ditësh në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Të akuzuar në rastin “Pronto” janë ish-deputeti Adem Grabovci, ministri aktual Besim Beqaj, deputeti aktual Zenun Pajaziti, dy ish-sekretarë të përgjithshëm, Ilhami Gashi dhe Xhavit Dakaj, ish-zëvendësministri Fatmir Shurdhaj, këshilltari politik në MPB Sadat Gashi, ish-drejtori i bordit të ndërmarrjes publike “Radoniqi-Dukagjini” në Gjakovë Ismet Neziraj, ish-drejtori i bordit të ndërmarrjes publike “Hidro-Drini” në Pejë Rexhë Abazi, ish-kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit Nijazi Kryeziu dhe ish-shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Trump, Një shtet për Palestinën - Marrëveshja apo shuplaka e shekullit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *