Kohëzgjatja e leximit: 7 minuta

Zhan Zhak Ruso, (1712 – 1778) ka qenë një shkrimtar, filozof e muzikant zviceran frankofon. Filozofia politike e tij frymëzoi Iluminizmin në Francë dhe Europë, mendimet e tij ndikuan gjithashtu në Revolucionin Frëng dhe zhvillimin e përgjithshëm të politikës dhe mendimit pedagogjik modern.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Zhan Zhak Ruso konsideronte se te gjithë njerzit, për nga natyra, janë të barabartë. Sipas Rusos pushteti i përket popullit dhe ai duhet të vendosë për mënyrën e qeverisjes së vendit. Ai ishte për heqjen e mbretërisë dhe vendosjen e republikës.

Nuk mund të ketë atdhetarizëm pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar; krijoni qytetarin dhe keni çdo gjë që iu nevojitet; pa atë ju keni asgjë, përveçse skllevër që nga sundimtari e deri poshtë.Rusoi e zhvilloi karierën e tij gjatë iluminizmit françez, në epokëm e arsyes, e cila ne Francën e shekullit të tetëmbëdhjetë dominohej nga Volteri (1694-1778), Monteskie (1689-1755), Didero (1713-1784), Kadorcet (1730-1794), Holbah dhe të tjerë, të cilët njiheshin si filozofët e asaj kohe.

Këta burra ishin zërat disidentë të kohës, të cilët ndryshuan mënyrat tradicionale të mendimit për fenë, qeverinë dhe moralin. Duke besuar se arsyetimi njerëzor është drejtuesi më i sigurt i fatit të njeriut, ata theksonin se, “arsyetimi është për filozofinë, ndërkohë që lutjet janë për të krishterët”. Kjo është tema e Enciklopedisë (1751-1780) së shquar të Dideroit dhe Dalamberit, e cila përmbante idetë më thelbësore të filozofëve, dhe që në vitin 1780 arriti në 35 volume.

Lexo po ashtu:  Pushteti i algoritmeve. Dhe na kishte paralajmëruar Gëtja…

Pikërisht në këtë klimë të gjallë intelektuale, Rusoi hyri me një autoritet të pabesueshëm. Me gjithë arsimimin e pakët formal, që kishte marrë, ai paraqiti një sere idesh rreth natyrës njerëzore me një force të tillë, saqë mendimi I tij, së fundi, mbizotëroi mbi mendimet më mbresëlënëse të kohës.

Zhan Zhak Ruso lindi në Gjenevë, më 1712. E ëma i vdiq pak ditë pas lindjes së tij dhe i ati, një arëbërës, e la atë në moshën dhjetëvjeçare nën kujdesin e tezes, e cila dhe e rriti. Mbas qëndrimit dy vjet në konvikt, për të cilën thoshte ai më pas, në veprën e tij ‘Rrëfimet’. më mësuan atje të gjitha mbeturinat e panevojshme që ka fituar emrin arsim, atë e tërhoqi përsëri tezja e tij dhe kështu në moshën 12 vjeçarte, arsimimit të tij formal i erdhi fundi. Mbasi punoi një kohë të shkurtër si çirak në gdhendjen e orëve, ai e la Gjenevën dhe shëtiti nga njëri vend në tjetrin, duke takuar njerëz të ndryshëm, të cilët e ndihmuan atë, që të jetonte dhe e drejtuan tek disa bemires të fuqishëm.

Gjatë kësaj kohe ai lexoi libra dhe zhvilloi aftësi tjera në muzikë. Më pas ai filloi endjet nëpër Francë, ku u gjend nën kujdesin e një gruaje fisnike, Mme. De Warrens, e cila ngulmoi në arsimimin e tij të mëtejshëm dhe u përpoq t’i gjente një punë.

Puna e tij më e qëndrueshme ishte kopjimi i notave muzikore, megjithëse një farë kohe ai punoi si tutor i fëmijëve të M. De Mably, i cili ishte kryetar i Lionit. Më vonë u bë sekretar i ambasadorit francez në Venecia. Ai ishte një fëmijë i shkëlqyer, i cili mësoi shumë herët të lexonte. Në moshën dymbëdhjetë vjeçare, Rusoi lexoi një pjesë nga veprat e klasikëve si Platon, Virgil, Horac, Montaine, Paskal dhe Volter, të cilët, me larminë e ideve të tyre, ndikuan fuqishëm në imagjinatën e tij. Nga Lioni ai shkoi në Paris, i pajisur me një sërë letrash prezantuese nga familja Mably, ku ai punoi.

Lexo po ashtu:  Kosova dhe Izraeli: shtetndërtime të ndërkëmbyeshme - Lidhja e Kombeve, e konsideronte Shqipërinë si një ‘atdhe rezervë’ për hebrenjtë.

Kjo e ndihmoi atë që të takonte disa nga njerëzit më të shquar të kryeqytetit të Europës. Këtu ai mbeti i mahnitur nga kontrasti i fisnikëve të pasur me artizanat e djersitur, nga madhëesia e katedraleve, me idetë heretike të Volterit, me hareme e sallone dhe skena tragjike të lagjeve të varfëra.

Megjithëse ai takoi shumë njerëz të shquar, duke përfshirë dhe Dideron dhe filloi të ngjiste me shpejtësi shkallët e shoqërisë së lartë franceze, brenda vetes ai ruajti, veçanërisht me gratë, pasojat e vegjëlisë. Më 1746 ai krijoi një lidhje të gjatë me një sherbetore të paarsimuar, Therese Levasseur, me të cilën përfundimisht u martua më 1768. Karriera letrare e Rusoit filloi me esenë e tij ‘Debat për artet dhe shkencën’ (1750).

Me një forcë të madhe emocionale, këtu, ai këmbëngul se morali është i korruptuar nga zëvendësimi i besimit me shkencën, nga ndjeshmëria artistike, nga imoralja në letërsi dhe nga vendosja e ndjenjave mbi logjikën. Kjo ese e bëri Rusoin menjëherë të famshëm, gjë që e çoi Dideronë të thoshte se ai kurrë nuk kishte parë një shembull të tillë suksesi. Më pas ai vazhdoi më 1752, me operetën Le Devin du Village, e cila u shfaq përpara mbretit dhe elitës së tij dhe më pas paraqiti komedinë Narcisi, të luajtur nga komedia franceze.

Dy vepra të rëndësishme u shfaqën më 1755 “Debat” për origjinën e pabarazisë ndërmjet njerëzve dhe a është ajo e autorizuar nga ligji natyror dhe së dyti “Një debat për ekonominë politike”, e cila u botua në Enciklopedi.

Lexo po ashtu:  Dhjetë gënjeshtrat më flagrante të Trump për koronavirusin

Më 1761, Rusoi botoi një histori dashurie, ‘Juli’, e cila u bë një nga romanet më të shquara të shekullit XVIII.

Libri i tij “Emili”, i botuar më 1762, veper kjo që njihet edhe si “Kushtetuta e çlirimit të fëmijës”. Ofroi një propozim të guximshëm për një arritje të re në arsim dhe gjithashtu përmbante një pjesë provokative tek ‘Rrëfimet e besimit’ të Savoyard Vicarit, e cila ishte një kritikë ndaj institucioneve fetare, të cilat përkrahnin rëndësinë e besimit për njerëzimin. Në të njëjtin vit ai publikoi veprën e tij më të famshme, ‘Kontrata Social’e, në të cilën ai kërkoi të përshkruante kalimin nga primitivizmi në shoqëritë civile dhe t’i përgjigjej pyetjes pse ligjet e kësaj shoqërie, të cilët qeverisin njerëzit janë legjitime.

Ditët e fundit të Rusoit ishin të trishtueshme, pasi shëndeti i tij po keqësohej, në një kohë kur ai vuante edhe nga një paranojë e theksuar.

Gjithashtu librat e tij u kritikuan disa herë si nga kisha ashtu edhe nga shtetit dhe kërkuan që Rusoi duhej të arrestohej dhe duhej te sillej në burgun Concierge, në Pallatin e Drejtësisë. Kështu që, ai u arratis dhe në këtë kohë pranoi ftesën e David Hjumit për t’i bërë vizitë atij në Angli ku kaloi gjashtë muaj. Ai u kthye në Francë i bindur se armiqtë e tij kishin pushuar së shpifuri për të. Kur i treguan se Volteri kishte vdekur, ai tha: “Jetët tona ishin të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Unë nuk do të jetoj shumë pas tij”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *