Albin Kurti, ka akuzuar LDK’në dhe PDK’në se po u frikësohen zgjedhjeve të reja në nivel të Kosovës por edhe nëpër komuna. Ka thënë se fakt për këtë është edhe mungesa e zgjedhjeve në Podujevë.

“Po frikësohen sepse ka ardhur koha e Vetëvendosjes”, ka thënë ai.

Këto komente Kurti i ka bërë në një mbledhje virtuale me Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Aty ka folur edhe për zgjedhjet e brendshme partiake duke treguar se një pjesë e këtij procesi ka përfunduar.

“Në përgjithësi për një subjekt politik zgjedhjet e brendshme janë edhe festa më e madhe dhe edhe sfida më e madhe”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar modernizim të Vetëvendosjes edhe përmes zgjedhjeve të brendshme.

Kurti ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme lokale synojnë t’i udhëheqin së paku 15 komuna.

Në këtë adresim, lideri i VV’së ka akuzuar Kryeministri Hoti dhe Ministin Zemaj se kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë.

“Rreziku i parë është pandemia. i kemi humbur 600 jetë për pak muaj”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu:  Alarmon ‘Gates Foundation‘: “Mund të mos ketë doza të mjaftueshme të vaksinave të koronavirusit për të furnizuar shpejt botën”

Me këtë rast, ai ka akuzuar edhe për prekjen e parave të Trustit Pensional.

Për Hotin ka thënë se po bën punë të keqe edhe duke u përfshirë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

“Avdullah Koti po e degradon pozitën ndërkombëtare dhe statusin e vendit tonë”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *