Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Mulla Zekë Bërdyna u lind rreth vitit 1918 në fshatin Novosellë të Pejës. Prej vitit 1941 e deri në vitin 1944 ka qenë në frontin e Rozhajës dhe Novi Pazarit, duke iu kundërvënë çetave çetnike me çetat vullnetare. Në njërën prej këtyre betejave, në vitin 1943, në masakrën e Bihorit, plagoset rëndë. Në vitin 1948 burgoset dhe dërgohet në Nish për katër vite dhe në Goli Otok në vitet 1952-1960 nën akuzën si prostalinian. Mulla Zeka, pasi doli nga burgu, përveç si imam i fshatit Novosell, u aktivizua sidomos në pajtimin e gjaqeve dhe konflikteve mes njerëzve. Vdiq më 12 janar 1987.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Mulla Zekë Bërdyna i cili njihet edhe si një nga atdhetarët që kishte kuftuar për të mbrojtur kufijtë e Kosovës e të Shqipërisë Etnike kishte thënë që ai do të sakrifikonte Dinin para Drinit.

Lexo po ashtu:  Kurti: Nuk ka "vetëqeverisje" për serbët, ka vetëm vetëmenagjim sipas kushtetutës së Kosovës, asgjë më shumë

Më poshtë gjeni fjalinë e tij të plotë:

“Vëllezër shëtitëm krejt Anadollin, por Kosovën kërkund nuk gjetëm. E jap Dinin, por nuk e jap Drinin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *