Pas një vere pak të thuhet e trazuar me një lamtumirë që dukej e sigurtë, Lionel Messi flet për herë të parë pas intervistës së famshme dhënë për Goal.com në të cilën, gati i detyruar nga ngjarjet, kishte lajmëruar vendimin për të qendruar tek Barcelona. Tani, argjentinasi përdor fjalë shumë ndryshe, duke pranuar gabimet e tij e duke i shtrirë dorën gjithë botës blaugrana.

Një intervistë dhënë për të përditshmen katalanase Sport, në të cilën janë bërë të njohur disa detaje: “Pas shumë pakënaqësive dua të theksoj përfundimisht: duhet të bashkohemi në emër të barcelonizmit e të mendojmë se më e mira nuk ka ardhur akoma”.

“Marr përgjegjësinë për gabimet e kryera, por gjithcka kam bërë e kam bërë në emër të një Barcelone më të fortë. Tani të ecim para me pasion e dëshirë për të bërë mirë – vazhdoi Messi – të bashkuar e duke shkuar në të njëjtin drejtim. E të gjithë tifozëve blaugrana i them vetëm një gjë: nëse kam bërë apo thënë dicka që iu ka fyer, duhet ta dini se e kam bërë duke menguar gjithnjë për të mirën e klubit”.

Lexo po ashtu:  Rashica flet pas dy golave të shënuar ndaj Schalkes: I lumtur për golat dhe fitoren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *