Avokati Tomë Gashi ka paralajmëruar se mund të ketë arrestime të reja nga Gjykata Speciale.

Ai thotë se Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë ka kërkuar nga ai, që të paraqitet në Policinë e EULEX-it në Fushë Kosovë, së bashku me Faton Klinakun.

Gashi përmes një postimi në Facebook, thotë se nuk do t’i përgjigjet kësaj thirrje pasi që nuk e ka pranuar Gjykatën Speciale.

Sonte Gashi ka paralajmëruar se mund të shihet së bashku me Klinakun në ndonjë studio televizive.

Postimi i plotë:

DUKET QË DO TË KETË ARRESTIME TË REJA NGA GJYKATA SPECIALE

Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë, duket se nuk e kanë të qartë se Nasim Haradinaj e Hysni Gucati nuk e pranojnë Gjykatën Speciale, ashtu siç nuk e pranon as Faton Klinaku.

Para pak qastesh Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë kërkoj që unë ai avokat i OVL të UÇK-së, të lajmërohem në policinë e Eulexit në Fushë Kosovë së bashku me Faton Klinakun.

Unë kësaj thirrje nuk do ti përgjigjëm, ngase nuk e kam pranuar dhe nuk e pranoj Gjykatën Speciale.

Lexo po ashtu:  “Nuk mund të zgjidhim të gjitha konfliktet e botës”

Sonte ose shihemi në ndonjë debat televiziv ose unë dhe Faton Klinaku do të flasim për çështje kombëtare në Hagë me Nasim Haradinajn.

Tani Gjykata Speciale e ka humbur arsyen dhe don te arrestoj edhe avokatët që i mbrojnë veteranët e UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *