Kufijtë e Bashkimit Evropian vazhdojnë të mbesin të mbyllur për kosovarët.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareNjë burim brenda Këshillit Evropian, tha për KOHËN se edhe pas rishikimit të listës për vendet e treta që u bë këtë javë, kufijtë e BE-së nuk janë hapur as për kosovarët me viza.
“Shqyrtimi i fundit i listës së vendeve të treta, për të cilat duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit është bërë këtë javë, por pa asnjë ndryshim në listë prej herës së fundit”, tha ky burim.

KE-ja më herët ishte pajtuar që prej 1 korrikut të nisë heqjen graduale të kufizimeve në udhëtim, të vëna shkaku i masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, për banorët e disa prej shteteve të treta. Lista, e nxjerrë nga Këshilli më 30 qershor rishikohet për çdo dy javë.
Shkaku i pandemisë së koronavirusit, Bashkimi Evropian kishte mbyllur kufijtë për shumë vende të treta. Kufijtë e brendshëm të bllokut evropian, pra ato mes shteteve anëtare ndërkaq ishin rihapur prej 15 qershorit.
Kufizimet nuk vlejnë për ata që kanë vendbanim në shtetet e Bashkimit Evropian, për disa kategori tjera si mjekët, studentët, diplomatët apo shoferët.
