1 miliard pemë të mbjella në 30 vjet nga Australia për të luftuar klimën gjithnjë e më të thatë të vendit.

Ekonomia australiane bazohet kryesisht në nxjerrjen e qymyrit për të furnizuar sistemin e saj të energjisë për rreth 60% të energjisë totale të konsumuar. Siç e dimë, qymyri dhe nxjerrja e tij përfshin një sasi të konsiderueshme të ndotjes për planetin tonë, por duke qenë një energji fitimprurëse dhe relativisht “me kosto të ulët”, përdorimi i këtij lloji të lëndës së parë është ende i përhapur.

Ne të gjithë e dimë rëndësinë që kanë pemët për planetin tonë dhe gjithashtu për ne qeniet njerëzore dhe kështu Australia për të luftuar ngrohjen globale dhe për të mbrojtur klimën ka vendosur të mbjellë 1 miliard pemë deri në vitin 2050 si dhe të jetë në gjendje të respektojë marrëveshjen e klimës së Parisit të nënshkruar nga fuqitë e mëdha botërore në 2015 çka do të kishte avantazhin e mos heqjes dorë nga burimi kryesor i energjisë, qymyri.

Lexo po ashtu:  Papa: Dhimbje e madhe për Shën Sofinë që bëhet xhami në Stamboll!

Australia është ende jashtëzakonisht e lidhur me prodhimin e qymyrit, i cili ne e dimë se është ndotës, si dhe ekonomik, kështu që për të luftuar ndotjen qeveria ka vendosur të përqendrojë gjithçka në pemë, për të shkuar kundër familjeve dhe industrive që kërkojnë energji për të me kosto të ulët por gjithashtu të respektojnë marrëveshjet e bëra për klimën dhe të fusin ndryshime të konsiderueshme pozitive në mjedis.

Në fakt, sipas të dhënave të qeverisë, brenda 10 viteve të ardhshme pyjet e reja, nga pemët e mbjella në 9 zona të ndryshme të shtetit, do të jenë në gjendje të thithin 18 milion tonë gaze serrë çdo vit, duke arritur kështu të përputhen me marrëveshjet që kërkojnë përmbajtjen e rritjes mesatare të temperaturave në 1.5 gradë mbi nivelet para-industriale.

Për më tepër, klima e Australisë është për fat të keq shumë e thatë dhe prandaj favorizon zjarret, si ato që të gjithë kemi parë midis 2019 dhe 2020 në të cilin vendi digjej për rreth 8 muaj pa u ndalur duke shkatërruar kështu pyjet dhe eliminuar speciet e kafshëve. Një katastrofë që ka prekur dhe tronditur të gjithë botën.

Lexo po ashtu:  Shqipëria ndihmon Kosovën: Fillon vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë të Kosovës në Shqipëri

Ripyllëzimi nuk është vetëm një mjet i shkëlqyeshëm kundër ndryshimit të klimës por me këtë projekt ministri Australian synon gjithashtu të krijojë shumë vende të reja pune për banorët.

Kryeministri Scorr Morrison shpjegon se: “Jam i interesuar të rris pemë dhe punë. Rritja e një miliard pemësh është një detyrë e madhe, na duhet infrastruktura, puna dhe arsyet e duhura për të arritur rezultatin. Territori i Australisë është shumë i gjerë, krenohet me 147 milion hektarë pyll dhe sigurisht prodhon shumë dioksid karboni, por sigurisht që ky është një hap i madh për një planet më të pastër dhe më të gjelbër.”

Ideja e qeverisë Australiane mbështetet shkencërisht. Shumë studime konfirmojnë se ripyllëzimi është një nga mjetet më të mira në luftën kundër ndryshimit të klimës. (Positizie)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *