Ditën e mërkurë, deputetët mbështetën planin për përmirësimin e cilësisë së ujit të pijshëm dhe për të zvogëluar sasinë e mbetjeve plastike.
Iniciativa përfshin propozime për të ulur kufijtë maksimalë të ndotësve të caktuar dhe për të rritur aksesin në ujë të pastër e të sigurtë në hapësirat publike në të gjithë BE-në.
Një nga qëllimet kryesore, është rritja e besimit të popujve në ujin e rubinetit, me qëllim zvogëlimin e përdorimit të shisheve plastike të ujit. Plastikat njëpërdorimshe, janë aktualisht forma më e zakonshme e mbeturinave detare të gjetura në plazhet europiane, sipas një raporti të kohëve të fundit.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Rezultatet e kulturës së sotme të plastikës njëpërdorimshe, mund të shihen në brigjet e detit dhe në kudo nëpër oqeane. Sendet plastike njëpërdorimshe, janë grupi më i madh i mbetjeve që gjenden në brigjet e detit: produkte të tilla si takëmet plastike, shishet e pijeve, bishtat e cigareve ose peceta pambuku, përbëjnë gati gjysmën e të gjithë mbeturinave të detit.
Mbeturinat plastike gjithnjë e më shumë po ndotin oqeanet dhe sipas një vlerësimi, deri në vitin 2050, oqeanet mund të përmbajnë më shumë plastikë sesa peshq nga pesha .
Çfarë duhet bërë?
Mënyra më efektive për ta zgjidhur problemin është parandalimi i mbetjeve plastike në oqean.
Rregullat e reja të BE-së, të miratuara nga eurodeputetët më 27 mars 2019, i konsiderojnë të humbura pajisjet e tyre të peshkimit dhe 10 lloje produktesh plastike me përdorim më të shpeshtë, janë gjetur në brigjet evropiane. Së bashku këto dy grupe përbëjnë rreth 70% të mbeturinave detare. ”
Parlamenti Europian vlerëson se këto politika të reja do t’i kursejnë familjeve europiane mbi 600 milion euro në vit. /l.k/
/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress