Kohët kanë ndryshuar dhe mesa duket rendi që jemi mësuar të shohim si të palëvizshëm për dekada është në gjendje inerciale, më tepër sesa funksionale. Një paralajmërim i fortë dhe i drejtpërdrejtë ka ardhur së fundmi nga Izraelit, një shtet që është qendra e një prej krizave më komplekse dhe afatgjata në planet. Amabasadori i këtij vendi në OKB, Gilad Erdan, ka shkruar së fundmi se OKB-ja po humbet legjitimitetin dhe rëndësinë e vet në skenën ndërkombtare me politikat e veta.

“Nëse organizata nuk do të mund të veprojë kundër regjimeve më të këqija dhe vazhdon të lidhë veten me obsesionin palestinez, nuk do të ketë më OKB që të festojë 75 vjetorin, sepse thjesht, do të pushojë së ekzistuari. Kur mbështet agjenci si UNRWA që vetëm kultivojnë kulturën e gënjeshtrës dhe shmangen përballjen me çështje kritike për paqen botërore, OKB rrezikon të humbasë edhe shenjat e fundit të legjitimitetit dhe relevancës”, shkruan Erdan në gazetën Israel Hayom.

Lexo po ashtu:  Oferta e Gjermanisë për punëtorë të pakualifikuar mund ta zbrazë Kosovën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *