Tani përmes një përditësimi Google ka bërë të mundur që përdoruesit ti shohin detyrat në të dy aplikacionet pa qenë nevoja të kalojnë nga njëri tek tjetri.
Google integron aplikacionet Google Tasks dhe Calendar
Ndërsa Google ka punuar dita ditës për të përmirësuar shërbimet dhe aplikacionet e G Suite, kësaj të fundit i mungonte një inetgrim i thellë me një listë To-Do.

Aplikacionit Google Tasks ishte i integruar në Google Calendar në ueb, por këto detyrua nuk i aksesonit nga aplikacioni Calendar në Android dhe iOS por përmes një aplikacioni të dedikuar Google Tasks.

Tani përmes një përditësimi Google ka bërë të mundur që përdoruesit ti shohin detyrat në të dy aplikacionet pa qenë nevoja të kalojnë nga njëri tek tjetri.

Mjafton të klikoni simbolin “+” për të krijuar një detyrë të re dhe ti vendosni datën e menjëherë do të shfaqet tek aplikacioni Calendar.

Nëse përdorni këtë të fundit dhe funksioni ende nuk ju shfaqet atëherë duhet të prisni ca ditë ndërsa të mbërrijë tek të gjithë llogaritë. Google po përpiqet të pozicionojë Google Tasks si aplikacionin e preferuar To-Do në mesin e një game zgjedhjesh si Microsoft To-Do, Todoist, Any.do apo Trello.

Lexo po ashtu:  Pleshti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *