Sipas Jay Winner, drejtor i Programit të menaxhimit të stresit për klinikën Sansun, në Kaliforni, “Stresi jo vetëm që ju bën të ndiheni shumë keq emocionalisht, por edhe ju sëmur”.

Studimet kanë gjetur shumë probleme shendetësore që kanë lidhje me stresin. Stresi ndikon në mbipeshë, sëmundjet e zemrës, sëmundjen Alzheimer, diabet, depresion, probleme gastrointestinale dhe astmë.

Ja cilat janë problemet shëndetësore më të shpeshta që shkakton stresi:

Sëmundjet e zemrës: stresi ka një lidhje të drejtpërdrejtë me rrahjet e zemrës dhe rrjedhën e gjakut dhe shkakton çlirimin e kolesterolit dhe triglicerideve në qarkullimin e gjakut.

Studimet tregojnë se stresi i papritur emocional mund të shkaktojë probleme serioze kardiake, përfshirë dhe sulmet në zemër. Njerëzit që kanë probleme me zemrën duhe të shmangin stresin akut dhe të mësojnë të menaxhojnë stresin.

Astma: shumë studime kanë treguar se stresi i tepërt përkeqëson astmën.

Mbipesha: stresi shkakton nivele të larta të hormonit kortizol, hormon i cili ndikon në rritjen e sasisë së dhjamit, sidomos rreth barkut.

Lexo po ashtu:  Si ta kuptoni nëse keni mungesë gjumi apo jo

Diabeti: stresi mund të përkeqësojë diabetin në dy mënyra. Së pari, rrit gjasat e sjelljeve të këqija të të ngrënit gjë e cila çon në rritjen e nivelit të insulinës. Së dyti, stresi rrit nivelet e glukozës në gjak dhe kjo ndikon drejtpërdrejt tek personat që vuajnë nga diabeti i Tipit 2.

Dhimbje koke: stresi është një nga shkaktarët kryesorë të dhimbjes së kokës madje dhe migrenës.

Depresioni dhe ankthi: sipas studimit rreth 80% e personave që vuajnë nga stresi kronik vuajnë edhe nga depresioni dhe ankthi.

Problemet gastrointestinale:stresi është një ndër faktorët kryesore që ndikon në urthin kronik dhe sindromën e zorrës së irrituar.

Sëmundja Alzheimer: stresi bën që stresi ndikon në formimin më të shpejtë të lezioneve të trurit dhe është një nga shkaktarët kryesor të përparimit të sëmundjes.

Vdekja e parakohshme: sipas studimit, njerëzit që përjetonin stres kishin normë vdekje rreth 63% më të lartë se personat e tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *