Tashmë është zyrtare, Douglas Costa do ta veshë sërish fanellën e Bayern Munich. Në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, Bayern Munich ka kompletuar transferimin në formë huazimi të anësorit, Douglas Costa nga Juventusit. 30-vjeçari kthehet në “Allianz Arena” pas tri sezoneve, me luhatje dhe ngritje e me lëndime të shumta. Ai ka qenë pjesë e Bayernit për dy sezone, nga 2015 deri më 2017. Në etapën e parë në Bayern, Costa shënoi 14 gola në 77 ndeshje.

“Jam shumë i lumtur që sërish do të luaj për Bayern Munich. Kam kaluar kohë të mira këtu dhe kemi fituar shumë trofe, shpresojmë të arrijmë sërish suksese”, ishin fjalët e para të Costës pas zyrtarizimit të Bayerni.

Costa është blerja e tretë e Bayernit brenda 24 orëve. Dje u zyrtarizua Marc Roca i ardhur nga Espanyoli, derisa pak minuta para Costës, bayerni kompletoi blerjen e sulmuesit 31-vjeçar nga PSG-, Jean-Eric Maxim Choupo-Moting.

Lexo po ashtu:  Milan kërkon klas në mesfushë: Rakitic është lojtari i duhur për kuqezinjtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *