Për plot 5000 vjet me rradhë, njerëzimi e ka përdorur xhenxhefilin për të trajtuar një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh. Xhenxhefili mund të përdoret i freskët, i tharë dhe në formën e pluhurit.
Ky zhardhok është shumë i pasur me vitaminë C, hekur, kalçium, fosfor dhe antioksidantë. AgroWeb.org ju sjell mue poshtë tre receta me xhenxhefil dhe mjaltë kundër gripit, të ftohurës dhe gripit.
Si ta përdorni Xhenxhefilin kundër gripit dhe të ftohurës
Gripi dhe e ftohura kanë simptoma të ngjashme siç janë: kolla, acarimi i fytit dhe bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes. Në rastin e gripit, virusi infekton të gjithë trupin dhe shkakton temperaturë. Ndikimi i të ftohurës kufizohet në traktin e sipërm të frymëmarrjes.

Pastrimi i rrugëve Të frymëmarrjes
2 lugë gjelle me xhenxhefil të freskët të grirë hollë,
4-5 kokrra piperi të zi,
1 lugë çaji me mjaltë,
1 gotë (250 ml) me ujë.

Përgatitja:
Hidhni ujin në një tenxhere, shtoni xhenxhefilin dhe piperin e zi dhe pasi të marrë valë, lërini të ziejnë për 7 minuta. Fikeni zjarrin dhe lëreni lëngun të ftohet pak. Kullojeni, shtoni mjaltin dhe pijeni ngadalë dy ose tre herë në ditë për të paktën 3 ditë.
Kundër Gripit Dhe Të Ftohurës

Lexo po ashtu:  Qyteti antik i Butrintit, destinacioni perfekt për ta vizituar

Përbërësit
2 lugë gjelle me xhenxhefil të freskët të grirë hollë
2 limonë të përmasave mesatare të ndarë në copa
Çerek filxhani çaji me mjaltë

Përgatitja
Xhenxhefilin e grirë hidheni në një kavanoz. Shtoni copat e limonit dhe përziejini bashkë me lugë druri. Shtoni mjaltin dhe përziejini të gjithë sëbashku. Më pas merrni një lugë gjelle dhe hidheni në një filxhan me ujë të nxehtë. Ky çaj duhet pirë dy ose tre herë në ditë për të paktën 3-4 ditë me rradhë.

Xhenxhefil kundër Bronshitit
Inflamacioni i rrugëve të frymëmarrjes shoqërohet me një akumulim të madh sekrecionesh. Kundër tyre, ekspertët rekomandojnë shfrytëzimin e vlerave të xhenxhefilit, kanellës dhe mjaltit.

Për këtë kurë ju nevojiten:

1 lugë çaji me xhenxhefil të grirë
gjysëm luge çaji me kanellë,
1 lugë çaji me mjaltë,
1 gotë me ujë (250 ml)

Hidheni ujin në një tenxhere dhe shtoni xhenxhefilin dhe kanellën. Vendoseni tenxheren në zjarr dhe lëreni të marrë valë. Kur kjo të ndodhë mbylleni kapakun dhe lëreni të ziejë në një temperaturë të ulët për 5-7 minuta. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak. Më pas kullojeni lëngun dhe hidheni në një filxhan çaji. Shtoni mjaltin dhe pijeni ngadalë. Ky çaj duhet pirë 3-4 herë në ditë për të paktën 3 deri në katër ditë që të trajtoni bronshitin në mënyrë natyrale.

Lexo po ashtu:  Mirëqenie shpirtërore, dieta e mendimeve negative

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *