Sergino Dest e ka përshkruar si të veçantë ndjesinë e takimit të parë me Lionel Messin, edhe pse thotë të mos e ketë kuptuar fare çfarë i kishte thënë bashkëlojtari i vet i ri në Barcelonë gjatë bisedës në Camp Nou. Barcelona e bleu Destin nga Ajaxi për 25 milionë euro javën e kaluar. Mbrojtësi 19-vjeçar kishte ofertë joshëse edhe nga Bayern Munich, por e zgjodhi Barçën nga dëshira për të luajtur përkrah Messit. Ai u prezantua si lojtar i ri i Barçës të premten në Camp Nou dhe debutoi zyrtarisht të dielën kundër Sevillës, kur e zëvendësoi Jordi Alban në minutën e 75-të në barazimin 1:1.

“I pashë të gjithë sot, përfshirë edhe Messin. Argjentinasi nuk flet anglisht, por takimi me të ishte i veçantë. Të jem i sinqertë, nuk e kam idenë se çfarë më tha ai, por përderisa të dy i buzëqeshim njëri-tjetrit, çdo gjë do të jetë në rregull”, tha Dest pas ndeshjes kundër Sevillës.

“Unë e zgjodha Barcelonën para çdo ekipi tjetër sepse gjithmonë kam ëndërruar të luaj këtu. Lojtari im i parapëlqyer, idhulli i fëmijërisë ishte Ronaldinho. Kur e kuptova se Barça ishte e interesuar për mua, e pata të lehtë të vendosja”, shtoi ai.

Lexo po ashtu:  Paralajmërimi i Bonuccit për Moratan para përballjes në Ligën e Kampionëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *