Rivali i Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane, Joe Biden, ka paralajmëruar ndryshime në politikën e Jashtme të SHBA nëse ai merr detyrën. Përmes një deklarate, Biden ndër të tjera ka kërkuar nga administra e Trump që të ushtrojë presion ndaj Turqisë për të shmangur veprimet e mëtejshme provokative ndaj Greqisë dhe të krijojë hapësirë për diplomacinë.

Biden ka shkuar më tej duke kërkuar nga presidenti turk, Erdogan, që të prapësojë vendimin e tij për të kthyer Shën Sofinë në xhami. Janë dy qëndrime që shkojnë thuajse në kundërt me atë që kemi parë nga SHBA deri më tani e që mund të përmblidhet në përgjithësi në termin: Mosangazhim.

Po ashtu Biden ka shkelur syrin për komunitetin atlantik teksa ka mbështetur veprimet e NATO-s në negociimin e krizës greko-turke, duke lënë në heshtje, në mos kontestuar kështu veprimet e Francës.

Lexo po ashtu:  Jo vetëm vaksina: Pfizer fillon të testojë një ilaç që mund të shërojë Covid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *