Ligji është pritur me padurim nga avokatët e privatësisë në Britani, Francë, dhe Belgjikë.
Gjykata Evropian e Drejtësisë kundër përgjimit të qytetarëve Evropianë
Gjykata më e lartë Evropiane i ka dhënë një goditje të re qeverive të vendeve të cilat kërkojnë të përgjojnë qytetarët e tyre.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë, autoriteti ligjor më i lartë e Bashkimit Evropian vendosi të Martën se vendet anëtare nuk mund të grumbullojnë të dhëna në masë nga qytetarët e tyre.

Operatorët e huaj celular dhe të internetit të cilët pajtohen me përgjimin e konsumatorëve të tyre dhe si rezultat qytetarëve Evropianë shkelin ligjin thuhej në vendimin e gjykatës.

“Por në raste kur një vend anëtar përballet me një rrezik serioz që kërcënon sigurinë kombëtare dhe arrin ta provojë këtë, atëherë mund të ai vend mund të përgjojë por vetëm duke ruajtur konfidencialitetin e të dhënave.

Edhe në raste të tilla ekstreme janë disa masa që duhet të përmbushen. Vendimi për të përgjuar në të tilla raste duhej të kalojë së pari nga një gjykatë ose një autoritet administrativ i pavarur.

Lexo po ashtu:  Instagram Reels bëhen akoma edhe më tepër si TikTok

Ligji është pritur me padurim nga avokatët e privatësisë në Britani, Francë, dhe Belgjikë të cilët thonë se vendet e tyre shkelin të drejtat fundamentale të njeriut. Vendimi erdhi në përgjigje të raportimeve se praktika mbikëqyre të Britanisë, Francës dhe Belgjikës shkelin ligjin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *