Shoqata kulturore “Korça” në Athinë, në bashkëpunim me “Lobi Euroatlantik Shqiptar” dhe “Swiss Albania Event”, organizojnë edicionin II të konkursit për fëmijë në poezi dhe prozë të shkurtër (përrallë ose tregim).
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ftohen të gjithë krijuesit e vegjël në diasporë, nga mosha 7-15 vjeç, të marrin pjesë në këtë konkurs letrar, me një ose dy krijime, ndërsa tema është e lirë.
Si aplikohet:

Krijimet mund të dërgohen në adresën elektronike: talentet.e.vegjel@gmail.com
Çmimet: Do të jepen tri çmime, në varësi të tri zhanreve letrare.
Krijimet më të mira të edicionit II të konkursit letrar për fëmijë do të përfshihen në Antologjinë e parë letrare, për fëmijë.
Gara për konkurrimin do të mbyllet më 20 janar 2021 dhe përzgjedhja për finalistët do të bëhet nga juria e përbërë prej pesë anëtarësh, specialistë në fushën e artit dhe të letërsisë. Shpallja e fituesve do të zhvillohet më 21 mars 2021 (duke qenë në varësi të situatës pandemike). /albinfo.ch /




