Dhimbja e duarve është më shumë se acaruese. Ngurtësimi, ënjtja dhe dhimbja e duarve ndikon në përditshmërinë tonë duke na penguar që të kryejmë edhe veprime më minimale.

Një nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes së duarve është osteoartriti. Dhimbjet mund të shkaktohen edhe nga probleme të ndryshme nervore dhe nga tendiniti, inflamacion i indit që lidh muskujt me kockat. Ja cilat janë 5 metodat që mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni dhimbjet e duarve dhe t’u riktheni atyre funksionin normal.

Injeksionet

Injektimi i kortikosteroidit në artikulacione mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit dhe lehtësimin e dhimbjeve, efekt që mund të zgjasë deri në 1 vit.

Ilaçet për lehtësimin e dhimbjeve

Ilaçet anti-inflamatore jo-steroidale mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve duke bllokuar enzimat që shkaktojnë dhimbje dhe ënjtje. Megjithatë, nuk duhet t’i përdorni këto ilaçe pa rekomandimin e mjekut, pasi përdorimi i gjatë i ilaçeve orale si ibuprofeni (Advil, Motrin) mund të bëhen shkak për zhvillimin e ulcerës, dëmtim të mëlçisë dhe rritje të rrezikut për atak në zemër. Ndërsa ilaçet që aplikohen në lëkurë, si diklofenaku (Voltaren), kanë më pak rrezik.

Lexo po ashtu:  Fruktoza mund të bëhet shkak për yndyrën në mëlçi

Kompresa të ngrohta dhe të ftohta

Nxehtësia ndihmon që duart të mos jenë më aq të ngurta, prandaj një dush i ngrohtë mund të rezultojë për mirë. Nga ana tjetër, i ftohti është efikas në rastet kur dhimbjet e duarve janë shkaktuar nga një aktivitet i caktuar, si duke luajtur golf për shembull. Aplikoni kompresa të ftohta në duar apo një qese me akull.

Ushtrime dhe tendosje të duarve

Një fizioterapist mund t’ju udhëzojë si të kryeni ushtrime të ndryshme për tendosjen dhe forcimin e muskujve, duke ndihmuar kështu në absorbimin e stresit të shkaktuar në artikulacionet e duarve dhe lehtësimin e dhimbjeve.

Burimi: Harvard Medical School

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *