Drive, Meet, Calendar, Docs, Sheets dhe Slide gjithashtu kanë marrë logo të re. Logot e reja janë më pranë identitetit të markës së Google por nga ana tjetër më gjenerike.
Gmail ka një logo të re
Ikona e Gmail në formë zarfi me një vijë të kuqe është një prej logova më ikonike të të gjitha kohërave. Por ditën e djeshme Google vendosi ta ndryshojë.

Është thjeshtë një gërmë M por me më shumë ngjyra. Ende ngjan me një zarf por është më tepër abstrakt. Ndryshimi erdhi si pjesë e ribrandimit të G Suite në Google Workspace dhe do të aplikohet tek të gjithë përdoruesit në javët në vijim.

Drive, Meet, Calendar, Docs, Sheets dhe Slide gjithashtu kanë marrë logo të re. Logot e reja janë më pranë identitetit të markës së Google por nga ana tjetër më gjenerike.

Dizajnerët e kompanisë kur kanë tentuar të ndryshojnë logon duke hequr germën M, kanë mësuar se njerëzit reguan negativisht ndaj ndryshimeve prandaj këto aspekte ngelen pjesë e saj.

Lexo po ashtu:  Opsioni i ri i Instagram ka qenë një domosdoshmëri prej kohësh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *