Përdoruesit do ta kenë të lehtë të instalojnë në SSD tjetër, konkretisht një PCI3 4.0 M.2. Memoria kryesore prej 825GB është instaluar në bordin e PS5.
Çmontimi i PS5 zbulon procesorin, grafika dhe sistemin e ftohjes
Sony nuk la hapësira për spekulime ditën e Mërkure kur bëri një çmontim të PlayStation 5 duke treguar se çfarë fsheh në brendësi konsola e re.
PS5 ka një ventilator të madh 120mm i cili tërheq ajër nga të dy anët dhe gypa nxehtësi forma e të cilëve ngjan me një dhomë avulli që është përdorur në Xbox Series X.
Madje përdor edhe metal të lëngshëm si material për ndërfaqe termike të procesorit AMD me tetë bërthama.
Përdoruesit do ta kenë të lehtë të instalojnë në SSD tjetër, konkretisht një PCI3 4.0 M.2. Memoria kryesore prej 825GB është instaluar në bordin e PS5.
Çmontimi jep edhe një pamje tek vetë procesori, memoria prej 16GB GDDR6 dhe ushqyesi 350-vat. Për më tepër ju ftojmë të shikoni videon e paraqitur.