Deputetja Mimoza Kusari Lila ka pritur në zyret e Alternativës, disa nga bashkëpunëtorët nga Grupi Parlamentar i Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Ajo përmes një shkrimi në facebook thotë se, është bërë një vit i plotë nga bashkërrugëtimi jonë i përbashkët për një Kosovë më të mirë dhe jemi të bindur se ky rrugëtim po vazhdon me energji dhe dinamikë të rritur.

Postimi në Facebook:

Në zyrën tonë të Alternativa sot pritëm mysafirë të veçantë, bashkëpunëtorët, kolegët dhe bashkërrugëtuesit nga Grupi Parlamentar i Lëvizja VETËVENDOSJE!

U bënë një vit i plotë nga bashkërrugëtimi ynë i përbashkët për një Kosovë më të mirë dhe jemi të bindur se ky rrugëtim po vazhdon me energji dhe dinamikë të rritur për ditën e fitores dhe kthimin e vullnetit të popullit në vendin e merituar.

Së shpejti vjen prapë dita për Kosovën!

Lexo po ashtu:  Tentim-grabitje të 17 mijë m2 pronë publike, kryetari i Prishtinës heshtë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *