Nëse ndonjëherë ju ka kapur paniku se një aplikacion “fut hundët” në privatësinë tuaj përmes kamerës së iPhone tuaj, “Apple” ka menduar për një zgjidhje. Përditësimi i fundit i iPhone shton një pikë paralajmëruese të re që ju paralajmëron sa herë që aktivizohet mikrofoni ose kamera. Kjo do të thotë nëse ndonjë aplikacion po ju regjistron në fshehtësi, ju do ta kuptoni këtë gjë.

Në iOS 14, një dritë e gjelbër do të shfaqet në këndin e sipërm të djathtë të ekranit kur kamerat aktivizohen. Drita është portokalli nëse mikrofoni ishte aktivizuar, shkruan meganewsal. Në Qendrën tuaj të Kontrollit, do të jeni në gjendje të shihni detaje se cili aplikacion po përdor mikrofonin.

“Privatësia është një e drejtë themelore e njeriut. Kjo është arsyeja pse me iOS 14, ne po ju japim më shumë kontroll mbi të dhënat që ndani dhe më shumë transparencë në mënyrën se si ato përdoren. Një tregues shfaqet në krye të ekranit tuaj sa herë që një aplikacion po përdor mikrofonin ose kamerën tuaj. Dhe në Qendrën e Kontrollit, ju mund të shihni nëse një aplikacion i ka përdorur ato kohët e fundit”, shpjegoi Apple. Frika se aplikacionet na përgjojnë ka vite që ekzistojnë.

Lexo po ashtu:  Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve tanë, dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë për ne

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *