Eksportet gjermane u rritën për të katërtin muaj radhazi dhe më shumë se ç’pritej në Gusht,  duke rritur shpresat për rimëkëmbje të fortë në tremujorin e tretë të ekonomisë më të madhe të Evropës.

Eksportet e përshtatura ndaj efekteve sezonale u rritën me 2.4%, pas një rritjeje me 4.7% në Korrik, sipas zyrës Federale të Statistikave.  Importet u rritën me 5.8%, pas një rritjeje me 1.1% në muajin e kaluar.  Sufiçiti tregtar u tkurr në 15.7 miliardë euro.  Analistët thonë se më e keqja ka kaluar, por ekonomia gjermane nuk është imune ndaj pengesave në afat-shkurtër. Me bazë vjetore, zyra e Statistikave bëri të ditur se eksportet drejt kinës ranë me 1.1% në Gusht ndërsa eksportet drejt Shteteve të Bashkuara, ranë me 21.1%.

Eksportet drejt Mbretërisë së Bashkuar ranë me 7.4% me bazë vjetore. Ekonomia gjermane u tkurr me 9.7% në tremujorin e dytë, ndërkohë që shpenzimet e familjeve, investimet e kompanive dhe tregtia kolapsuan në kulm të pandemisë.  Të dhënat zyrtare treguan se porositë për mallrat gjermanë u rritën me 4.5% në Gusht, sipër pritshmërive.  Lehtësimi i masave të karantinës, së bashku me stimujt qeveritarë, kanë nxitur një rimëkëmbje në tremujorin e tretë.  Megjithatë, rritja e rasteve të reja me koronavirus, ka ngritur shqetësime mbi perspektivën.

Lexo po ashtu:  Zyrtari i Bashkësisë Islame: Këtë vit nuk ka falje të Bajramit në xhami, kështu ndodh në gjithë botën, jo veç te ne

Ministri i ekonomisë, Peter Altmaier, tha në nisje të Javës se Gjermania duhet të shmangë një tjetër mbyllje të aktivitetit industrial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *