Dhimbja e kokës ka efekt ngadalësues për të gjithë organizmin.
Njeriu kërkon shpëtim të menjëhershëm kryesisht te medikamentet si paracetamoli, por në disa raste shpëtimi nga dhimbja qëndron te një filxhan kafeje.
A e Largon Kafeja Dhimbjen e Kokës?
Aftësitë e kafesë për eliminimin e dhimbjes së kokës burojnë nga kafeina. Por përpara zbulimit të rolit të kafeinës kundër dhimbjeve të kokës duhet kuptuar si ndodh dhimbja e kokës.Dhimbjet shfaqen kur trupi çliron një substancë të njohur si adenosine e cila shkakton inflamacion në enët e gjakut. Kafeina ndikon menjëherë duke penguar prodhimin e kësaj substance e ngushtuar enët e gjakut.Një teori tjetër për rolin e kafeinës kundër dhimbjeve të kokës është se ajo përshpejton ritmin e përthithjes së medikamenteve kundër dhimbjeve në trup. Kjo është arsyeja përse shumë medikamente kundër dhimbjeve dhe inflamacioni kanë një përmbajtje kafeine.
Llojet e Dhimbjeve të Kokës Janë të Ndryshme.
Bëhet fjalë për dhimbje të kokës nga sinoziti, alergjitë, e ftohura por edhe migrena. Natyrshëm lind pyetja nëse kafeina është efikase kundër të gjitha llojeve të dhimbjeve të kokës. Ekspertët thonë se kafeina të bën mirë kundër dhimbjeve të kokës, madje edhe kundër migrenës.Megjithatë kafeja është një zgjidhje afatshkurtër kundër dhimbjeve dhe ajo nuk shëron problemin që shkakton dhimbjen e kokës.
Kafeina Krijon Varësi
Kafeina mund të krijojë varësi si çdo substancë tjetër. Nëse e teproni me kafeinë atëherë trupi do të jetë i varur prej saj. Heqja dorë nga kafeina më pas mund të bëhet shumë e vështirë.Simptomat e lënies së kafesë janë:Dhimbjet e kokës,Lodhja dhe plogështia,Acarimi,Ankthi,Të përzierat.Njerëzit që pinë më shumë se pesë filxhanë kafe në ditë për një periudhë të gjatë kanë shumë gjasa të bëhen të varur prej saj. Burime të tjera të shëndetshme të kafeinës janë: çokollata, çaji dhe kakaoja.

Lexo po ashtu:  Sjellja e fëmijëve të moshës 3 – 5 vjeç /Çfarë të presim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *