Kohëzgjatja e leximit: 3 minuta

Në faqen n°354 të librit “La Corse et les Corses, Opinions et Documents” të Charles de Susini, botuar në Paris në vitin 1906, gjejmë një shënim, poshtë shkrimit me titull “Corses et Albanais” të Miculu Georgiade Obedenaru, të gjeografit francez Élisée Reclus:

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Élisée Reclus (në Europe méridionale, fq. 185-193, bëhet fjalë për librin e tij “Nouvelle Géographie Universelle, La Terre et Les Hommes, L’Europe méridionale, 1876.”), duke folur për tregtinë dhe industrinë e Shqipërisë, duket se pajtohet me z. Obédénare-n, për analogjinë që ekziston midis karaktereve korsikane dhe shqiptare:

“Nuk ekziston një popull modern, thotë Élisée Reclus, ku të dhënat ushtarake ofrojnë aq shumë shembuj mahnitës të trimërisë sesa ato të shqiptarëve. Në shekullin e XV-të, ata kishin Skënderbeun e tyre, Aleksandrin e Madh të tyre, i cili sigurisht nuk kishte për lavdinë e tij një teatër aq të gjerë sa maqedonasi, por që nuk ishte inferior ndaj tij përsa i përket gjenisë…

Dhe asnjë popull nuk e tejkaloi kurrë guximin këtyre malësorëve suljotë ku, në mijëra, nuk u gjet një plak, grua, fëmijë, t’u kërkonte mëshirë kasapëve të dërguar nga Ali Pasha? Heroizmi i këtyre grave suljote që u vinin zjarrin arkave të fishekëve, hidheshin nga majat e shkëmbinjve, ose në shkulmin e lumenjve duke u mbajtur dorë më dorë dhe duke kënduar këngën e tyre të vdekjes, do të mbetet gjithmonë një nga çuditë e Historisë…

Lexo po ashtu:  "𝗘̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗯𝘂𝗱𝗮𝗹𝗹𝗮𝗹𝗹𝗲̈𝗸 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗲𝗯𝗮𝘁𝗼𝘀𝗵 𝗺𝗲 𝗮𝘁𝗮 𝗾𝗲̈ 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗲̈𝗿𝗸𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝘃𝗲̈𝗿𝘁𝗲𝘁𝗲̈𝗻". 𝗣𝘀𝗲 𝗱𝗲𝗯𝗮𝘁𝗲𝘁, 𝐬𝐢𝐩𝐚𝐬 𝐏𝐥𝐚𝐭𝐨𝐧𝐢𝐭, 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝘂𝗱𝗮𝗹𝗹𝗮𝗹𝗹𝗲̈𝗸 𝗱𝗵𝗲 𝐭𝐞̈ 𝗿𝗿𝗲𝘇𝗶𝗸𝐬𝐡𝐦𝐞. 𝗩𝗲̈𝗿𝗲𝗷𝘁𝗷𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 "𝗱𝗲𝗯𝗮𝘁𝗲𝘁" 𝗻𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈

Por, në mesin e shumë fiseve shqiptare, kjo trimëri është ende e përzier me egërsinë e madhe. Jeta e njeriut ka fare pak vlerë (qëndron në fije të perit) midis këtyre popullatave luftarake; dhe gjaku sapo të derdhet kërkon gjak, viktimat marrin hak përmes viktimave të tjera… Gruaja konsiderohet si një qenie plotësisht inferiore, pa të drejta dhe pa dëshira.

Një numër i madh shqiptarësh të pasuruar kthehen për të kaluar ditët e fundit të tyre në atdhe, duke ndërtuar atje shtëpi të bukura, për të cilat çuditemi t’i hasim në mes të këtyre shkëmbinjve të ashpër të Epirit. Në disa zona të thella, shtëpitë e pasura zëvendësojnë kështjellat e vjetra feudale, disa lloje kullash të ndërtuara në mënyrë të thjeshtë, dhe pas asnjë çelje në katet e poshtme vetëm disa frëngji nga ku xixëllonin të shtënat e pushkëve.

Kështu, shqiptarët po shkojnë vetë drejt një vale të përgjithshme përparimi, dhe kur ata do të kenë hyrë në marrëdhënie të ngushta me popujt e tjerë, me të drejtë mund të shpresojmë se do të luajnë një rol të rëndësishëm, sepse ata përgjithësisht dallohen nga hollësia e mendjes, qartësia e mendimit dhe forca e karakterit.

Lexo po ashtu:  Lajm i mirë nga Malisheva, 17 të shëruar nga koronavirusi nga kjo komunë

Malësorët e Shqipërisë, në krahasim me boshnjakët dhe malazezët, kanë avantazhin të kenë një zonë (vijë) bregdetare; por ata nuk përfitojnë aspak nga ajo, jo vetëm për shkak të plaçkitjeve, përçarjeve të tyre të brendshme dhe mungesës së industrisë së tyre, por edhe për shkak të pengesave që u paraqesin malet e tyre (relievit), mungesa e urave dhe rrugëve…”/Perktheu Aurenc Bebja/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *