Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Mjeku i presidentit amerikan Donald Trump tha se kreu i Shtëpisë së Bardhë i mund të rifillojë angazhimet publike që nga e shtuna. Sipas mjekut, presidenti kishte përfunduar kohëzgjatjen e terapisë për COVID-19 dhe që pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë të hënën gjendja e tij ishte e qëndrueshme. Me vetëm 26 ditë kohë nga zgjedhjet e 3 nëntorit, Trump është i gatshëm të kthehet në ballë të fushatës, sidomos tani që sondazhet tregojnë se ai ka mbetet pas kandidatit demokrat Joe Biden. Gjendja shëndetësore e presidentit ka vënë në dyshim edhe debatin presidencial që do të mbahej javën e ardhshme. Komisioni i debatit njoftoi të enjten se ky debat do të mbahet online. Trump i tha rrjetit televiziv amerikan, Fox, se ai nuk do të marrë pjesë nëse debati zhvillohet virtualisht.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.
Lexo po ashtu:  Kërcënohet Kryeministri Kurti : "Kërcënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura "Garda Vullnetare Shqiptare", në fakt, nuk është ndaj meje. Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe... "

Trump i bëri thirrje Komisionit për Debatet Presidenciale të shtyjë dy debatet e ardhshme me një javë në mënyrë që ato të mbahen ballë për ballë. Por fushata e Biden rrëzoi idenë e shtyrjes së debateve. Ndonëse presidenti Trump po përpiqet të tregojë një imazh të fortë përpara zgjedhësve, sondazhet e fundit tregojnë që mbështetja ndaj figurës së tij politike është në rënie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *