4 shtatori do të jetë data kur delegacionet e larta të Kosovës dhe Serbisë do të përballen edhe njëherë në kuadër të dialogut, tani në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

E premtja e javës së ardhshme mund të shndërrohet në ditë të shënuar në kalendarin historik. Kosova dhe Serbia do të përballen edhe njëherë mes vete në rrafshin politik, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje për normalizim raportesh.

Takimi i paraparë të mbahet të premten e 4 shtatorit, fillimisht planifikohej të zhvillohej dy ditë më herët, më 2 shtator. Shtyerja e takimit erdhi për shkak të siç u tha ndryshimit të agjendave të mikpritësve në Shtëpinë e Bardhë, Richard Grenell e Robert O’Brien.

Sidoqoftë, arsye shumë e mundshme e shtyerjes së takimit për dy ditë, u përmend edhe pjesëmarrja e vet presidentit amerikan, Donald Trump, në përballjen mes kryeministrit Hoti bashkë me ekipin e tij, dhe delegacionit serb të kryesuar nga Aleksander Vuçiq.

Por, siç duket gjasat janë shumë të vogla që Trump të jetë i pranishëm në takimin e 4 shtatorit.

Lexo po ashtu:  Viti shkollor shqiptar, më i shkurtri në Europë

Një burim brenda Këshillit Kombëtar të Sigurisë Amerikane, i ka thënë lajmi.net se aktualisht nuk ka ndonjë takim të paracaktuar me Trump për pjesëmarrjen e tij më 4 shtator.

“Nuk kemi takim me presidentin për lajmërimin e pjesëmarrjes së tij në vizitë”, ka thënë ky burim për lajmi.net, duke aluduar në vizitën që delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do kryejnë në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të takimit për dialogun mes këtyre dy shteteve.

Se Trump mund të jetë pjesë e takimit në Uashington, e ka thënë edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq para disa ditësh.

Sidoqoftë, atmosfera në taborrin e palës kosovare është parë të jetë shumë e tensionuar para mbajtjes së këtij takimi me rëndësi jetike.

Vetëvendosje aktualisht po e kritikon me të madhe qasjen e administratës Trump dhe emisarit të tij, Richard Grenell në procesin e negociatave. Lideri i kësaj partie, Albin Kurti madje shkoi edhe në nivele tjera, duke e quajtur Grenellin “kauboj” të financave që nuk do t’ia dijë për vruajtjes e Kosovës.

Lexo po ashtu:  Çfarë e shtyen njeriun ta publikojë jetën personale në rrjete sociale?

Përçarje e tensione ka pasur edhe vet brenda koalicionit qeverisës, teksa AAK është ankuar se po lihet anash në proces, dhe se përfaqësuesit e saj nuk po përfillen në tavolinën e dialogut.

Partia e Haradinajt gjithashtu ka hedhur akuza mjaftë të ashpra në drejtim të kryeministrit Hoti, për siç e quajtën ata mungesën e transparencës në proces. /Lajmi.net

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *