Pas marrjes së detyrës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar me rishikimin e vendimeve të marra pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në korrikun e vitit të kaluar

Qysh në 100 ditët e para të punës Qeveria e Kosovës ka filluar me shkarkimin e drejtorëve, bordeve e sekretarëve në institucionet publike, përfshirë edhe bordin e Post Telekomi të Kosovës, derisa ka paralajmëruar edhe shkarkime të tjera.

Vendimin për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kreshnik Gashi, nuk e mohoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh edhe anëtar i komisionit për AKI, Salih Zyba, por tha se i mbetet Qeverisë Kurti ta bëjë vlerësimin e më pas të ketë edhe vendim.

Zyba potencoi se iniciativat janë në përputhje me ligjin, që sipas tij deputetëve i mbetet vetëm ti mirëpresin këto vendime.

“Kjo i mbetet qeverisë Kurti që të procedojë vendimet e tilla. Jo vetëm për drejtorinë e AKI-së por edhe vendimet e tjera ligjore. Secili vendim ka mbetur të shqyrtohet dhe të vlerësohet nga qeveria aktuale dhe më pas secila iniciativë të jetë në përputhje me ligjin. Por kjo i takon qeverisë dhe jo neve në këtë rast”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Qeveria ‘Kurti’ do t’i kalojë të gjitha pengesat, edhe atë të presidentit

Mes tjerash, ai theksoi se vendimet e Qeverisë Haradinaj kanë qenë të ngutshme, andaj Lëvizja Vetëvendosje edhe më herët ka qenë kundër këtyre vendimeve.

“Jam anëtar i komisionit por po flas për kompetencat e komisionit dhe jo vendimet e qeverisë. Presim vendime, personalisht mendoj se kanë qenë vendime të ngutshme të qeverisë në ikje dhe vlerësoj se duhet të procedohet vlerësimi fillimisht dhe rrethanat të merren parasysh dhe pse jo të ketë vendime të tilla”

“Reagimi ka qenë i Lëvizjes Vetëvendosje për kohën dhe mënyrën dhe për personat që janë emëruar në këto pozita. Por prapë është vendim i qeverisë por e mirëpres, fillimisht vlerësim dhe pse jo vendimin”, u shpreh Zyba për ekonomiaonline.

Në nëntor të vitit të kaluar presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, emëruan për Drejtor të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Kreshnik Gashin, si dhe për Inspektor të Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadanin.Ky vendim u mor pasi që Shpend Maxhuni dha dorëheqje nga ky post.

Lexo po ashtu:  “Ka prostitucion në media”/Gazetari shqiptar bën deklaratën e fortë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *