Deri me tani, poeti Lasgush Poradeci eshte ai i cili ka pershkruar dhe botuar i pari historine e krijimit te himnit tone. Ne punimin “Himni kombetar “Flamurit prane te bashkuar dhe gjeneza e tij”, L. Poradeci behet keshtu edhe rrefyesi kryesor per kete ngjarje madhore. Ne rrefimin e tij te terheq vemendjen nje hollesi. Kjo hollesi, lidhet me faktin e thjeshte se askush ne ato caste historike per Shqiperine, nuk mendonte se ajo kenge e ngritur dhe e kenduar per te paren here nga kori i kolonise shqiptare te Bukureshtit, do te ishte himni i ardhshem. Ja c’thote Lasgushi: “me fjale te tjera, himni nuk u pergatit me qellimin e posacme qe te sherbeje si Himn Kombetar, te permbushe misionin e shenjte te kenges simbolike zyrtare te popullit”.

Nga keto rradhe, por dhe nga zhvillimi i metejme i historise se Shqiperise, veme re se ne kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar ishte jashe mendjeje, qe dikush te mendonte qe ne fillim te kishim himnin e pastaj te benim shtetin, si me thene: “buxhakun para oxhakut”. Shume vite me vone, poeti i shquar Migjeni shkroi poezine me titull “Kenga qe s’kuptohet”, kushtuar melodise sone kombetare. Ne perpjekje per ta zhvendosur titullin e poezise nga konteksti i saj, do te shohim se ky emertim qendron fare mire per te, nisur jo vetem nga largesia nga data e krijimit te himnit, por dhe se shkrimet historike per gjenezen e himnit tone, kane sherbyer ne te njejten kohe edhe si kronike besnike e lindjes se tij, por dhe si alibi.

Lexo po ashtu:  E vërteta e tmerrshme! Deportimi i hebrenjve para 83 vitesh

Gjate hulumtimeve te materialeve dokumentare rreth lendes ne fjale, ne librin “The Guinnes Book of Music”, eshte shkruar si me poshte:

himni “Rreth flamurit te perbashkuar” eshte pranuar si himn kombetar i Shqiperise ne vitin 1912 fjalet e himnit jane shkruar nga Asdreni muzika e himnit eshte kompozuar nga Ciprian Porumbesku

Duke i shqyrtuar nje nga nje per sa me siper, e veteta do qe te theksohet fakti kuptimplote, se perpara se himni te behej himn zyrtar i shtetit te ri shqiptar me 1912, po sipas Lasgushit, “kjo ngjau se populli e gjeti te pelqyer; vete e deshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajten dhe frymen, vete e shenjteroi, duke e dashur me zemer gjer ne therori dhe me shume e pertej vetetherorise. Me te luftuan cetat e kryengritjes qe ishin neper gjithe viset e Atdheut, dhe vdiqen vdekjen e embel deshmoret e lirise. Me te u ngrit Flamuri ne Vlore”. Me pak fjale, kjo do te thote qe ngritja e flamurit nen tingujt dhe fjalet e “Betimit mi flamur” ishte vetem nje akt formal nga ana e Ismail Qemalit per ta njohur kete kenge si kengen tone kombetare.

Lexo po ashtu:  Parada shqiptare e 28 Nëntorit nga New York në Tiranë

Se dyti, lidhur me fjalet e himnit. Ne asnje vend te botes, nuk gjejme nje himn kombetar i cili t’i kushtohet po nje simboli tjeter kombetar sic eshte flamuri[4], dhe qe te dy se bashku t’i kushtohen atdheut. Ja poezia e plote e

“Betimi mi flamur”[5]-(Hymni patriotik) e shkruar dhe publikuar nga Asdreni ne vitin 1908:

Rreth flamurit te perbashkuar
Me nje deshir` e nje qellim,
Te gjith` atij duk` ju betuar
Te lidhim besen per shpetim.
Prej lufte vec ay largohet
Qe eshte lindur tradhetor,
Kush eshte burre nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si nje deshmor!
Ne dore armet do t`i mbajme
Te mprojme atdhene me cdo kent,
Te drejtat tona ne s`i ndajme;
Ketu armiqte s`kane vent.
Se Zoti vete e tha me goje
Qe kombe shuhen permi dhe,
Po Shqiperia do te rroje;
Per te, per te luftojme ne!

O flamur, flamur, shenj` e shenjte,
Te ty betohemi ketu,
Per Shqiperin` atdhen` e shtrenjte,
Per nder` edhe lavdimn` e tu.
Trim, burre quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu be theror;
Per jet` ay do te kujtohet
Mi dhet, mi dhe si nje shenjtor!

Lexo po ashtu:  Si sot, Kisha Ortodokse e Shqipërisë u shpall Autoqefale nga Kongresi i Beratit më 12 shtator 1922