Kush do të thoshte, mirëpo zorrët janë ato të cilat “pas perdeve” tërheqin penjtë dhe dirigjojnë humorin tonë, por edhe jetën në përgjithësi

Studimi i publikuar në revistën shkencore Natyre Microbiology ka treguar që gjendja e zorrëve me të madhe përcakton shëndetin tonë mendor, përkatësisht lidhjet me depresionin.

Shkencëtarët kanë analizuar mikrobiomin e 1.000 personave të cilëve u është diagnostikuar depresioni. Ata kanë zbuluar që në zorrët e tyre ka më pak baktere të mira, se sa ka në zorrët e personave të cilët nuk kanë depresion.

“Kjo është hera e parë që kemi zbuluar lidhjen e qartë midis depresionit dhe mikrobiomeve dhe do të na ndihmojë në shërimin e depresionit. Opsioni i parë janë probiotikët e gjeneratës së re. Vërtet mendoj që e ardhmja është në koktejet e baktereve nga zorrët njerëzore”, sqaron Jeroen Raes, autor i studimit.

Kjo është vetëm edhe një arsye më shumë që t’i kontrollojmë zorrët. Deri para pak kohësh nuk kemi qenë të vetëdijshëm sa kanë ndikim në imunitet dhe në shëndetin e gjithmbarshëm, ndërkaq sot i quajmë truri i dytë.

Lexo po ashtu:  Ministria e Shëndetësisë e Kosovës/ Të gjithë qytetarët 12 vjeç e lart mund të vaksinohen

Mikrobiomi në zorrë është kyç për shumë funksione trupore, ndërkaq sipas studimit më të ri edhe për shëndetin mendor. Prandaj, zgjidhni me kujdes se çfarë hani.

Shmangni ushqimin e procesuar dhe sheqernat, zieni thelbin nga eshtrat të cilat janë melhem për zorrë, hani artikuj të pasur me fibra, pini shumë ujë dhe lëvizni në mënyrë që tretja të jetë sa më e rregullt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *