Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Djersitja është një proces shumë normal dhe i natyrshëm i organizmit tonë.

Gjithashtu dihet se gjatë stinës së verës, procesi i djersitjes është më i madh, për shkak të temperaturave të larta,  mirëpo nëse ky proces vazhdon dhe ndodh vazhdimisht, atëherë mund të jetë i dëmshëm.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ekzistojnë disa shkaqe mjekësore përveç vapës së tepërt se përse trupi reagon në këtë mënyrë. Disa nga këto arsye janë:

Gjëndra tiroide– hiperaktiviteti i gjëndrës tiroide mund të jetë shkak i djersitjes së tepërt. Në këtë rast metabolizmi fillon i përshpejton proceset e tij.

Sëmundjet kronike- sëmundjet e zemrës apo mushkërive mund të jenë një arsye tjetër që ju djersiteni shumë. Vështirësitë, që trupi ka ne funksionimin normal, shkakton faza djersitjeje të mëdha.

Hiperhidroza– është një arsye tjetër që shkakton djersitjen e tepërt. Në këtë rast gjëndrat e djersitjes janë shumë aktive dhe prodhojnë djersë vazhdimisht.

Lexo po ashtu:  Ulet numri i personave të infektuar me COVID-19 në Gjermani

Një nga mënyrat e duhura për të shmangur djersitjen e tepërt është përdorimi i ushqimeve të duhura, duke përfshirë perimet, vajin e ullirit, bananet, frutat si dhe në përgjithësi ushqimet që përmbajnë fibra dhe vitamina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *